NATO kërkon një shesh për parkimin e kontinierëve të saj në Kalatën lindore të Portit të Durrësit. Për pastrimin e këtij ambienti i ka akorduar Drejtorisë së Portit një fond prej 30 mijë dollarësh i cili do të përdoret nga vetë Porti. Sipas Drejtorit të Portit në këtë shesh ndodhen mbeturina magneziumi, gurë mermeri si dhe mbeturina të tjera të cilat kanë filluar të pastrohen nga mjetet dhe punëtorët e Portit.

Në këtë zonë ndodhen forcat franceze, belge si dhe holandeze të NATO-s që kanë okupuar një sipërfaqe dy mijë metër katrorë. Pastrimi i kësaj hapësire në 105 shtëpi të ndërtuara është një nga kushtet e Bankës Botërore për lëvrimin e rreth 100 milion dollarëve për rehabilitimin e Portit dhe ndërtimin e terminalit të kontenierëve./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj