Keni parë pritje të dyfishta, mund të keni parë edhe të trefishta. Ka të ngjarë të keni parë dhe të katërfishta, por të pesëfishta? Pesë pritje radhazi? Me shumë mundësi që jo, të paktën deri tani. Portieri i Celtic, Scott Bain, në një ndeshje kupe në Skoci kundër Airdrieonians, ka habitur, ka mahnitur dhe ka lënë me gojë hapur të gjithë.

Janë 5 pritje me zotësi dhe me pak fat brenda 19 sekondave. Portieri ruajti avantazhin e pjesës së parë dhe në të dytën Celtic shënoi edhe dy herë të tjera duke fituar ndeshjen.

Por nëse portieri i Celtic ishte me fat, futbollistin e Charlton Atletic, Krystian Bielik, fati e harroi edhe pse skuadra e tij fitoi një ndeshje me një penallti në minutën e 93. Gjatë festimit të suksesit, disa tifozë zbritën në fushë duke përqafuar futbollistët. Një prej tyre vrapon dhe nuk e mbajnë këmbët duke i dhënë futbollistit një goditje aty ku të dhemb më shumë. Klubi raporton se futbollisti shpëtoi me kaq, dhe lëndimi nuk ka qenë serioz.

Tv Klan