Ajax kualifikohet me vështirësi përballë Paok

Rezultati më i bujshëm i ditës së martë  në Champions ishte humbja 3 – 2 e Porto ndaj Krasnodar që solli edhe eliminimin e portugezëve nga kompeticioni europian.

Skuadra ruse befasoi portugezët, ndonëse në takimin në fushën e vet ishte mundur 1 me 0 nga  2 herë kampionët e Europës Jashtë Champions mbeti edhe Celtic që u mund në shtëpi 4 – 3 nga Cluj.

Të njëjtin fat pati edhe Basel i Taulant Xhakës që u mund edhe në takimin e dytë nga Lask, por me rezultatin 3 – 1. Mesfushori shqiptar nuk ishte as në stol. Ajax u kualifikua në play off e Champions League, por nuk e pati të lehtë me PAOK në Amsterdam.

Gjysmëfinalistët e sezonit të kaluar fituan me rezultatin 3 – 2 takimin e kthimit edhe pse e nisën keq sfidën. Ekipi grek shënoi i pari dhe me kalimin e minutave ai holandez reagoi, duke rimarrë zotërimin e lojës. Golat e Tadic me penallti dhe ai i Tagliafico shëptuan Ajax.

Ndeshja e parë në Selanik kishte përfunduar në barazim 2 me 2. Edhe kësaj here Kaçe dhe Mihaj nuk ishin stolin e PAOK. Ndeshjet e fazës play off të do të luhen këtë muaj për të plotësuar ekipet që do të jenë pjesë e grupeve të Champions League.

Tv Klan