Festivali i Porto Palermos e mbylli siparin e edicionit të tretë nga Himara, para një publiku të madh që shijoi çdo ritëm të mbrëmjes së kaluar.

Në skenën e vendosur në fillim të shëtitores, të parët u ngjitën Grupi Polifonik i Himarës për t’ju bashkuar më pas vetë violinisti njëkohësisht organizatori Olen Cesari me aktorin e humorit Gaz Paja.

Kjo është e para herë që festivali i Porto Palermos shkon jashtë mureve të kalasë së Ali Pashës, për të nisur një traditë të re, që muzika e mirë të shkojë të shkojë në zemër të njerëzve. Siç bëri dhe vetë Olen Cesari duke performuar në mes të turmës.

“Më në fund ja dolëm të dalim jashtë kalasë dhe hapëm traditën e re për Porto Palermo outdoor. Është e para, por nuk do të jetë e fundit. Vitin tjetër shpresojmë që ta hapim akoma më shumë këtë traditë të re. Porto Palermo Festival nuk do të jetë vetëm në kala, por do të jetë dhe përjashta”.

Bashkë me të performoi edhe banda e tij “International Clandestine Orchestra” me të cilen violinisti i mirënjohur ka performuar në skenat më të mëdha.

“Ju e patë vetë çfarë lloj energjie na transmetoi Himara. Ishte e paparë. Gjithë Himara plot, jemi shumë të lumtur”.

Marsela Çibukaj dhe Dren Abazi ishin të ftuarit specialë të natës së fundit, të cilët performuan dhe disa pjesë përshëndetëse të gjithë së bashku për publikun.

Tv Klan