Portugezët ngritën në shtëpi një tjetër trofe, atë të Ligës së Kombeve pas fitores 1 me 0 me Holandën.  Festa nga stadiumi kaloi në rrugët e Portos ku ishin mbledhur tifozë të shumtë për të përjetuar këtë moment bashkë me protagonistët. Kapiteni Cristiano Ronaldo ngriti trofeun e 30 në karrierën e tij pa numëruar këtu sukseset në Topin e Artë.

“Jam shumë i lumtur, një trofe shumë i rëndësishëm për Portugalinë. Prej 2016 kjo përfaqësuese e ndryshoi historinë e saj dhe fitoi sërish një titull”.

Lojtari që vulosi fatin e përballjes me Holandën në stadium Dragao ishte Guedes me golin e realizuar në minutën e 60′. Ai shfrytëzoi një pasim të saktë të Bernardo Silva, duke mundur Cillessen. Holanda e drejtuar nga Kuman bëri gjithçka për të barazuar rezultatin, por mbrojtja portugeze dhe portieri Patrisio i mohuan golin. Ky sukses i siguroi Portugalisë një vend në finalet e Euro 2020.

Tv Klan