Ajo e grupit B mes Portugalisë dhe Spanjës është një nga përballjet më të forta të Kupës së Botës. Spanja, pretendente për trofeun, me kampionen aktuale të Europës, që ka në përbërje një nga lojtarët më të rëndësishëm të planetit

Do të fitojmë me Spanjën thotë Ronaldo. E bën këtë lehtësisht teksa takon gazetarët spanjollë, miq të tij prej real Madridit.

Në Soçi kanë mbërritur të dy skuadrat pasi kanë zhvilluar seancat e fundit stërvitore. Në grup duhen jo vetëm fitoret, por duhen edhe shumë gola.  Ndeshja e kësaj mbrëmjeje do të jetë e kujdesshme pasi bëhet fjalë për dy skuadrat që pretendojnë vendin e parë.

Spanja vjen pas tronditjes së ndryshimit të drejtuesit të bankinës pak ditë më parë.

“Ta harrojmë sa më shpejt, të kthejmë faqe”, thotë kapiteni Sergio Ramos dhe të “mendojmë për ndeshjen pasi përballemi me një ekip të fortë”. Ndërsa Fernando Hierro vlerësoi grupin e lojtarëve, të cilët kanë kohë që luajnë me njëri-tjetrin dhe kanë kohë që drejtohen nga i njëjti trajner.

Pritet të jetë një ndeshje me spektakël. Do të nisë në orën 20 të mbrëmjes në stadiumin e Soçit.

Tv Klan