Masat e prezantuara nga Kryeministri António Costa pritet të hyjnë në fuqi më 1 Dhjetor

Vetëm më pak se dy muaj pasi Portugalia hoqi shumicën e kufizimeve qeveria e Kryeministrit António Costa njoftoi ashpërsimin e masave për shkak të Covid-19.

Me numrin në rritje të rasteve dhe fataliteteve nga Covid-19, qeveria dëshiron të shmangë me çdo kusht një skenar tragjik.

Pavarësisht suksesit dhe përpjekjes që duhet të vazhdojmë me vaksinimin, jemi të vetëdijshëm se po hyjmë në një fazë me një rrezik të madh. Jemi dëshmitarë të një rritjeje të rasteve  në vendet e tjera të Bashkimit Europian dhe Portugalia nuk do të bëjë përjashtim”.

Nga 1 Dhjetori, vendosja e maskës do të jetë sërish e detyrueshme në ambientet e mbyllura. Hyrja në restorante, bare apo kinema do të bëhet përmes pasaportës shëndetësore.

Edhe personat e vaksinuar duhet të kenë një test negativ për të hyrë në spitale, azile dhe stadiume.

Masat janë ashpërsuar edhe për ata që duan të hyjnë në Portugali të cilët përveç dëshmisë së vaksinimit duhet të kenë edhe një test negativ.

Klan News