Në emisionin “Pro Business” në TV Klan, Selim Blliku, ekspert i çështjeve ekonomike diskutoi sfidat kryesore që do të përballojë Shqipëria në 4 vitet e ardhshme, veçanërisht në kontekstin e integrimit në Bashkimin Europian.
Blliku theksoi se ekonomia shqiptare është shumë e fokusuar në disa sektorë, kryesisht turizmin dhe ndërtimin, të cilët kanë kontribuar në një rritje prej mbi 3.4%.
Megjithatë, për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm, është e nevojshme diversifikim i shpejtë. Kompanitë shqiptare duhet të zgjasin kapacitetet e tyre, të diversifikojnë produktet dhe shërbimet, dhe të përshtaten me kërkesat e tregut europian.
Një nga fushat me potencial të papërdorur është bujqësia, e cila ka pasur një rol të rëndësishëm në ekonominë vendase. Blliku sugjeroi që ky sektor të lidhet më shumë me agroprocesimin, duke i dhënë një vlerë shtesë prodhimeve bujqësore. Në vend që të mbështetemi vetëm në turizmin dhe ndërtimin, duhet të investohet në sektorë të rinj për të balancuar rritjen ekonomike.
Një nga sfidat më të mëdha për bizneset, veçanërisht ato të vogla, janë ndryshimet tatimore. Blliku theksoi se çdo reformë duhet të jetë e studiuar dhe të mos zbatohet në mënyrë të nxituar.
“Nëse do të ketë ndryshime, bizneset duhet t’u jepet koha e nevojshme për t’u përshtatur,” tha ai.
Norma tatimore, qoftë 5%, 7% apo më shumë, duhet të jetë e arsyeshme dhe të mos rrezikojë ekzistencën e bizneseve. Stabiliteti politik është një faktor kyç për klimën e biznesit. Blliku vuri në dukje se një qeveri e qëndrueshme mund të sigurojë vazhdimësi në politikat ekonomike, duke dhënë besim investitorëve.
Një problem i madh i ekonomisë shqiptare është varësia e lartë nga importet ndërsa prodhimi vendor mbetet i dobët.
“Ne po blejmë nga të tjerët sepse ata e bëjnë më mirë,” tha Blliku.
Sfidat kryesore për Shqipërinë në katër vitet e ardhshme përfshijnë diversifikimin ekonomik, forcuar e prodhimit vendor, reforma të qëndrueshme tatimore dhe ligjore, si dhe përgatitjen për konkurrencën e tregut europian. Një qasje e balancuar dhe e planifikuar do të ishte kyçi për të kapërcyer këto sfida dhe për të siguruar një rritje të qëndrueshme ekonomike./tvklan.al