Sinjali

LAJMET

EMISIONET NË TV KLAN

SERIALET NE TV KLAN

SERIALET NE TV KLAN

Osmani

Seriali turk më i kushtueshëm i të gjitha kohërave me veshje dhe skenografi mbreslënëse. Me aktorin më të famshëm dhe më të paguar Burak Ozcivit. Shifra rekord shikueshmërie në çdo episod të tij si seriali më i ndjekur në Turqi. Si do të rrjedhë historia e djalit të Ertugrulit, Osmani, ai që themeloi perandorinë më të madhe të kohës?

  • E hënë - e mërkurë 21:00

Sekrete Familjare

Nje vrasje bashkon bashke nje avokate dhe nje prokuror, te perfshire ne krim, njerezit e tyre me te dashur. Te dy jane te suksesshem ne profesion, por ne ane te kunderta ne sallen e gjyqit. Per Xhejlin cdo mjet ose metode eshte e lejuar per te arritur drejtesine. Per Ilgaz, ligji dhe drejtesia jane e njejta gje. Turpi i nje prej familjareve te tu, behet hija jote per gjithe jeten. Nje serial dramatik ne vend te pare ne cdo episod te tij, duke i shpallur si seriali me i ndjekur i vitit, me shifra rekord audience. Nga kompania nr.1 ne Turqi, Ayapim me aktoret e famshem Kaan Urgancioglu dhe Pinar Deniz, te vleresuar si aktoret me te mire ne nje serial dramatik.

  • E premte 21:00 & E diel 20:05

Për familjen time

Kadir, 2 motrat dhe vellai i tij, mbesin jetime brenda nje dite, nga humbja e prinderve te tyre. Lufta per te mbijetuar dhe kush qendron pas tragjedise se tyre... Nje drame njerezore e fuqishme, qe te le pa fryme... Nje histori frymezuese mbijetese dhe nje nga skenaret me jetesore, i vleresuar si nga kritika dhe teper i preferuar nga publiku boteror. Seriali fenomen në televizion dhe mediat sociale!

  • E hënë – e shtunë 16:05

Barbarossa

Barbarossa: (Shpata e Mesdheut: Hajredin Pasha). Drama historike bazuar ne jeten e Hajredin Pashes ose Barbaroses dhe 3 vellezerve te tij, djemte e shqiptarit Jakup Aga. Aventurat dhe betejat mes baticave dhe sekreteve te deteve te 4 vellezerve Ishak, Oruc, Hizir dhe Iljaz. Bemat e Barbaroses, mbreti i detit mesdhe dhe admirali me i famshem i kohes. Nje super prodhim, me nje kast aktoresh te shkelqyer kryesuar nga Engin Altan Düzyatan.

  • E hënë - e premte 20:00

Karteli

Dy vellezer qe krijuan perandorine me te madhe te krimit te organizuar. Karteli rikthehet qe nga origjina e tyre. Ne Cali gjate viteve ’60 - ’70, familja, romancat dhe ambicja e dy vellezerve per te mbreteruar industrine e droges ne Kolumbi. Vellezerit Villegas, te njohur ndryshe si “Los Caballeros de Cali”, kriminelet me te kerkuar ne te gjithe boten... Seriali me i klikuar ne Netflix se fundmi, prodhim i vitit 2021 qe rrefen historine e vertete se si ata u bene nga femije te varfer ne boset e droges. Bazuar ne librin "El cartel de los sapos" te Andrés López.

  • E hënë - e enjte 23:35

Flakët e fatit

Flakët që ndryshuan jetet e tyre. Lulet që lulëzuan nga hiri i zjarrit. Një histori për të gjetur veten, për të mbijetuar, për të kërkuar drejtësi dhe dashurinë e vërtetë. Xhemre po përpiqet të arratiset sëbashku më vajzen e saj nga mankthi i një martese të palumtur. Ryja, gjithmonë e privilegjuar nuk është përballur kurrë me anën e hidhur të së vërtetës. Çiçek është në prag të humbjes së identitetit dhe bukurisë së saj. Fati i tre grave krejtësisht të ndryshme bashkohet në një event gala ku ndodh një tragjedi njerëzore. Asgjë nuk do të jetë si më parë kur flakët të shuhen…

  • E hënë - e shtunë 18:20

Pendimi

Jeta e Zejnep shkaterrohet kur vajza e saj Elif rrembehet... Se bashku me dedektivin Sinan ajo nis nje kalvar te gjate perpjekjesh per gjetjen e vajzes se humbur. Teksa martesa e saj u shkaterrua, per 5 vite me rradhe, lotet e nje nene dhe shpresa per te gjetur vajzen e saj, nuk shterruan kurre... Drama e nje nene teksa humbet gjithcka ne jete... Te gjithe duhet te shlyejme gabimet e te shkuares dhe te pendohemi per gjerat qe nuk i kemi bere mire... Me aktoren Nurgul Yesilcay (“Gylperi”, “Kosem”, “Fate te kryqezuara”) dhe Mert Firat (“Vrasje te vogla” dhe “Hakmarrja”).

  • E hënë – e shtunë 16:05

Velvet

Nje perandori e ndertuar me mendafsh, sensualitet dhe joshje. Ne fundin e viteve 1950 ne Madrid, ne epoken e arte te “Haute couture”, ekziston nje perendori veshjesh, ku cdokush duhet te beje blerje ne te, te pakten nje here ne jete, ne Galerine “Velvet”. Nje pallat art-deco, nje vend magjik mbushur me luks dhe glamur te shndritshem. Teksa admiroje vitrinat e saj prej xhami, ose deshiren per ta vizituar nga brenda, qe te blije nje pjese te endrres, madrilenet nuk e dinin qe brenda ne “Velvet” po ndodhte nje dashuri e zjarrte mes Anes dhe Albertos. Ajo ishte nje rrobaqepese e thjeshte, ndersa ai trashegimtari i perandorise. Nje dashuri plot pasion, por e kundershtuar nga te gjithe...

  • E hënë – e enjte 23:35

Premtimi

Rejhan dhe Emir nuk mund te ishin me te ndryshem, por jeta e tyre nderthuret nga nje premtim, qe i bashkon ata ne menyren me te papritur...Nje bisnesmen i suksesshem, ne prag te vdekjes, detyron djalin e tij trashegimtar, te martohet me nje vajze engjellore nga fshati, Rejhan. Emir eshte beqari “rebel” i familjes, i betuar qe nuk do te martohet kurre. Tortura e Rejhan nis sa ve kemben ne ate shtepi nga vjehrra dhe bashkeshorti i saj. Cfare do te ndodhe me kete martese te diktuar? A do te arrije Rejhan te jete jete e lumtur dhe te “zbuse” zemren e Emirit me miresine e saj?

  • E hënë - e premte 13:20

Amaneti

Seher duhet te coje deri ne fund amanetin e motres se saj dhe te kujdeset per nipin, Jusufin e vogel. Te dy bashke e gjene veten te zene “peng” brenda viles luksoze ku mungon dashuria dhe lumturia. I zoti i shtepise, Jamani, nje biznesmen i fuqishem, por shume i eger dhe i ftohte. Nje dashuri e pamohueshme nis te rritet ne zemren e dikujt...

  • E hënë - e shtunë ora 14:30

Klan News

Kallezo

PolitikëMË shumë

KËMBIMI VALUTOR
Valuta Blihet Shitet

EUR

116.3

116.9

USD

106.8

107.8

GBP

131.8

132.9

CHF

115.4

116.3

Horoskopi 4 Shkurt 2023
Dashi

Disa ëndrra shqetësuese mund t’ju përndjekin sot. Do të zgjojnë disa çështje emocionale për ju. Sot do jeni mbi gjemba dhe do gjeni shkas për ta tepruar me reagimin edhe për gjënë më të vogël. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të analizoni ëndrrat tuaja sapo të zgjoheni dhe mund të ndihmojë në ekuilibrin tuaj përgjatë ditës.

Demi

Disa çështje që kanë të bëjnë me paratë dhe punën do të çalojnë disi. Një problem i paprecedentë do të ndërhyjë në jetën tuaj sociale dhe ndoshta do ju duhet të anuloni një plan. Nëse personi tjetër kundërshton, mos u shfryni por sistemoni një takim tjetër sepse situata do të kalojë.

Binjaket

Do hasni disa pengesa me makineritë e ndryshme dhe kjo do ndikojë në eficencën tuaj. Ky acarim mund të shpërthejë por kini kujdes që mos të mërzisni personat që ju rrethojnë. Gjithçka do të kalojë, kini vetëm pak durim.

Gaforrja

Shpërblimi për një punë që keni bërë nuk do mund të vijë kur e prisni dhe sidomos nëse bëhet fjalë për para. Ky është një disavantazh i vogël për të cilin nuk ka vlerë të stresoheni. Mos e humbni toruan sepse gjithçka do zgjidhet dhe paratë tuaja do vijnë tek ju.

Luani

Familjarët tuaj nuk do të jenë në gjendjen emocionale më të mirë të tyre sot, ndaj rezistojini tundimit për të debatuar. Problemi do të zgjidhet, humori do të rregullohet dhe nuk do të donit që të kishte mëri të mbetura mes jush.

Virgjeresha

Ka një acarim në ambientin tuaj të punës që po e bën të vështirë shprehjen e produktivitetit tuaj. Hapi i radhës nuk është shumë i qartë. Çelësi nuk është që ta teproni me reagimin, por të qëndroni neutralë dhe grumbulloni të dhëna.

Peshorja

Një problem teknik lidhur me paratë mund të shfaqet përgjatë ditës së sotme. Qëndroni të qetë, të sjellshëm dhe të përqendruar derisa të zgjidhet gjithçka. Gjendja juaj financiare duket premtuese, ndaj duroni dhe pak.

Akrepi

Është dita që duhet të ndiqni eprorin tuaj. Nëse do dëshironi të veproni vetë dhe sipas mënyrës suaj të të menduarit, nuk do keni shumë mbështetje. Dëgjoni më të mëdhenjtë dhe do fitoni terren me njerëzit rreth jush.

Shigjetari

Kjo ditë ju sjell vetëbesimin e madh dhe kurajën që nuk keni patur gjatë ditëve të shkuara. Më në fund, po ndiheni sërish vetvetja. Po rilindni si luftëtari i madh që jeni. Përdoreni në avantazhin tuaj dhe korrigjoni gabimet e shkuara.

Bricjapi

Mendimi juaj është i qartë dhe i saktë por kini kujdes. Dikush dëshiron të përfitojë prej jush. Një person me të cilin punoni e di që idetë tuaja janë të mira dhe dëshiron t’i përvetësojë duke marrë meritat. Qëndroni vigjilentë.

Ujori

Merrni një rol drejtues. Jeni në pozicionin perfekt për ta bërë. Keni marrëdhënie shumë të mira me njerëz të ndryshëm në vendin e punës dhe e keni fituar me sukses pëlqimin e tyre. Është koha për ta përdorur si avantazh.v

Peshqit

Mendimi juaj praktik dhe racional di të veprojë më mirë se sa dikush që vetëm flet e nuk vepron. Kini kujdes nga dikush që po vepron në mënyrë egoiste. Ky njeri nuk është në anën tuaj edhe pse dëshiron që të mendoni të kundërtën.

Grupi

AktualitetMË shumë

Showbiz

KulturëMË shumë

KurioziteteMË shumë

LifestyleMË shumë