
Seriali turk më i kushtueshëm i të gjitha kohërave me veshje dhe skenografi mbreslënëse. Me aktorin më të famshëm dhe më të paguar Burak Ozcivit. Shifra rekord shikueshmërie në çdo episod të tij si seriali më i ndjekur në Turqi. Si do të rrjedhë historia e djalit të Ertugrulit, Osmani, ai që themeloi perandorinë më të madhe të kohës?
Nje vrasje bashkon bashke nje avokate dhe nje prokuror, te perfshire ne krim, njerezit e tyre me te dashur. Te dy jane te suksesshem ne profesion, por ne ane te kunderta ne sallen e gjyqit. Per Xhejlin cdo mjet ose metode eshte e lejuar per te arritur drejtesine. Per Ilgaz, ligji dhe drejtesia jane e njejta gje. Turpi i nje prej familjareve te tu, behet hija jote per gjithe jeten. Nje serial dramatik ne vend te pare ne cdo episod te tij, duke i shpallur si seriali me i ndjekur i vitit, me shifra rekord audience. Nga kompania nr.1 ne Turqi, Ayapim me aktoret e famshem Kaan Urgancioglu dhe Pinar Deniz, te vleresuar si aktoret me te mire ne nje serial dramatik.
Ferit, beqari i pashem i familjes Korhan eshte me capkeni dhe me i papergjegjshmi nga te gjithe. Halis Korhan, vendos qe nipi i tij Ferit duhet te martohet...Nje dashuri me shikim te pare ndryshon jeten e te gjitheve! Dikush ben plane per tu hakmarre dhe per te fituar jeten qe ju vodh! Dikush tjeter behet pjese e nje super vile e mbushur me tradheti, genjeshtra dhe sekrete. A ka dashuri me te madhe dhe me te bukur dhe me te veshtire se ajo mes Feritit dhe Sejran? Bazuar ne nje ngjarje te vertete!
Kadir, 2 motrat dhe vellai i tij, mbesin jetime brenda nje dite, nga humbja e prinderve te tyre. Lufta per te mbijetuar dhe kush qendron pas tragjedise se tyre... Nje drame njerezore e fuqishme, qe te le pa fryme... Nje histori frymezuese mbijetese dhe nje nga skenaret me jetesore, i vleresuar si nga kritika dhe teper i preferuar nga publiku boteror. Seriali fenomen në televizion dhe mediat sociale!
Barbarossa: (Shpata e Mesdheut: Hajredin Pasha). Drama historike bazuar ne jeten e Hajredin Pashes ose Barbaroses dhe 3 vellezerve te tij, djemte e shqiptarit Jakup Aga. Aventurat dhe betejat mes baticave dhe sekreteve te deteve te 4 vellezerve Ishak, Oruc, Hizir dhe Iljaz. Bemat e Barbaroses, mbreti i detit mesdhe dhe admirali me i famshem i kohes. Nje super prodhim, me nje kast aktoresh te shkelqyer kryesuar nga Engin Altan Düzyatan.
“13-ta”, një agjent sekret që arratiset nga burgu në kërkim të identitetit, të vërtetës dhe të shkuarës së tij. Dikush kërkon ta infiltroje brenda “Shtëpisë së bardhë”. Bëhu pjesë e komplotit më të rrezikshem... Fitues i disa çmimeve për regjinë më të mirë, aktori më i mirë dhe fotografia më e mirë.
Rejhan dhe Emir nuk mund te ishin me te ndryshem, por jeta e tyre nderthuret nga nje premtim, qe i bashkon ata ne menyren me te papritur...Nje bisnesmen i suksesshem, ne prag te vdekjes, detyron djalin e tij trashegimtar, te martohet me nje vajze engjellore nga fshati, Rejhan. Emir eshte beqari “rebel” i familjes, i betuar qe nuk do te martohet kurre. Tortura e Rejhan nis sa ve kemben ne ate shtepi nga vjehrra dhe bashkeshorti i saj. Cfare do te ndodhe me kete martese te diktuar? A do te arrije Rejhan te jete jete e lumtur dhe te “zbuse” zemren e Emirit me miresine e saj?
Seher duhet te coje deri ne fund amanetin e motres se saj dhe te kujdeset per nipin, Jusufin e vogel. Te dy bashke e gjene veten te zene “peng” brenda viles luksoze ku mungon dashuria dhe lumturia. I zoti i shtepise, Jamani, nje biznesmen i fuqishem, por shume i eger dhe i ftohte. Nje dashuri e pamohueshme nis te rritet ne zemren e dikujt...
EUR
102
102.8
USD
93.2
94.4
GBP
116.8
118.3
CHF
105
106.5