Sinjali


LAJMET

EMISIONET NË TV KLAN

SERIALET NE TV KLAN

SERIALET NE TV KLAN

Osmani

Seriali turk më i kushtueshëm i të gjitha kohërave me veshje dhe skenografi mbreslënëse. Me aktorin më të famshëm dhe më të paguar Burak Ozcivit. Shifra rekord shikueshmërie në çdo episod të tij si seriali më i ndjekur në Turqi. Si do të rrjedhë historia e djalit të Ertugrulit, Osmani, ai që themeloi perandorinë më të madhe të kohës?

  • E hënë - e mërkurë 21:00

Sekrete Familjare

Nje vrasje bashkon bashke nje avokate dhe nje prokuror, te perfshire ne krim, njerezit e tyre me te dashur. Te dy jane te suksesshem ne profesion, por ne ane te kunderta ne sallen e gjyqit. Per Xhejlin cdo mjet ose metode eshte e lejuar per te arritur drejtesine. Per Ilgaz, ligji dhe drejtesia jane e njejta gje. Turpi i nje prej familjareve te tu, behet hija jote per gjithe jeten. Nje serial dramatik ne vend te pare ne cdo episod te tij, duke i shpallur si seriali me i ndjekur i vitit, me shifra rekord audience. Nga kompania nr.1 ne Turqi, Ayapim me aktoret e famshem Kaan Urgancioglu dhe Pinar Deniz, te vleresuar si aktoret me te mire ne nje serial dramatik.

  • E premte 21:00 & E diel 20:05

Për familjen time

Kadir, 2 motrat dhe vellai i tij, mbesin jetime brenda nje dite, nga humbja e prinderve te tyre. Lufta per te mbijetuar dhe kush qendron pas tragjedise se tyre... Nje drame njerezore e fuqishme, qe te le pa fryme... Nje histori frymezuese mbijetese dhe nje nga skenaret me jetesore, i vleresuar si nga kritika dhe teper i preferuar nga publiku boteror. Seriali fenomen në televizion dhe mediat sociale!

  • E hënë – e shtunë 16:05

Vajza në dritare

Nje fenomen TV per dramen qe rrefen dhe si seriali me i mire i vitit me interpretimin e jashtezakonshem te Burcu Biricik (Dila tek “Kuzgun”). Nalan eshte nje vajze e re, e bukur dhe e pafajshme, e cila nuk ka dale kurre nga shtepia vetem. Nena e saj Feride, eshte shume konservatore dhe nje nene “e fiksuar” pas pastertise dhe moralit. Sedat, nje djalosh shume i pashem dhe nje donzhuan i llastuar mes luksit, eshte trashegimtari i hotelit te familjes “Korollu”. A do te jene ata cifti perfekt? Cilat jane te fshehtat dhe sekretet e te kaluares qe te dy i fshehin njeri-tjetrit? A mund ta “demtoje” nje nene vajzen e saj duke e dashur dhe mbrojtur deri ne ekstrem?

  • E hënë - e shtunë 18:20

Barbarossa

Barbarossa: (Shpata e Mesdheut: Hajredin Pasha). Drama historike bazuar ne jeten e Hajredin Pashes ose Barbaroses dhe 3 vellezerve te tij, djemte e shqiptarit Jakup Aga. Aventurat dhe betejat mes baticave dhe sekreteve te deteve te 4 vellezerve Ishak, Oruc, Hizir dhe Iljaz. Bemat e Barbaroses, mbreti i detit mesdhe dhe admirali me i famshem i kohes. Nje super prodhim, me nje kast aktoresh te shkelqyer kryesuar nga Engin Altan Düzyatan.

  • E hënë - e premte 20:00

Karteli

Dy vellezer qe krijuan perandorine me te madhe te krimit te organizuar. Karteli rikthehet qe nga origjina e tyre. Ne Cali gjate viteve ’60 - ’70, familja, romancat dhe ambicja e dy vellezerve per te mbreteruar industrine e droges ne Kolumbi. Vellezerit Villegas, te njohur ndryshe si “Los Caballeros de Cali”, kriminelet me te kerkuar ne te gjithe boten... Seriali me i klikuar ne Netflix se fundmi, prodhim i vitit 2021 qe rrefen historine e vertete se si ata u bene nga femije te varfer ne boset e droges. Bazuar ne librin "El cartel de los sapos" te Andrés López.

  • E hënë - e enjte 23:35

Pendimi

Jeta e Zejnep shkaterrohet kur vajza e saj Elif rrembehet... Se bashku me dedektivin Sinan ajo nis nje kalvar te gjate perpjekjesh per gjetjen e vajzes se humbur. Teksa martesa e saj u shkaterrua, per 5 vite me rradhe, lotet e nje nene dhe shpresa per te gjetur vajzen e saj, nuk shterruan kurre... Drama e nje nene teksa humbet gjithcka ne jete... Te gjithe duhet te shlyejme gabimet e te shkuares dhe te pendohemi per gjerat qe nuk i kemi bere mire... Me aktoren Nurgul Yesilcay (“Gylperi”, “Kosem”, “Fate te kryqezuara”) dhe Mert Firat (“Vrasje te vogla” dhe “Hakmarrja”).

  • E hënë – e shtunë 16:05

Premtimi

Rejhan dhe Emir nuk mund te ishin me te ndryshem, por jeta e tyre nderthuret nga nje premtim, qe i bashkon ata ne menyren me te papritur...Nje bisnesmen i suksesshem, ne prag te vdekjes, detyron djalin e tij trashegimtar, te martohet me nje vajze engjellore nga fshati, Rejhan. Emir eshte beqari “rebel” i familjes, i betuar qe nuk do te martohet kurre. Tortura e Rejhan nis sa ve kemben ne ate shtepi nga vjehrra dhe bashkeshorti i saj. Cfare do te ndodhe me kete martese te diktuar? A do te arrije Rejhan te jete jete e lumtur dhe te “zbuse” zemren e Emirit me miresine e saj?

  • E hënë - e premte 13:20

Amaneti

Seher duhet te coje deri ne fund amanetin e motres se saj dhe te kujdeset per nipin, Jusufin e vogel. Te dy bashke e gjene veten te zene “peng” brenda viles luksoze ku mungon dashuria dhe lumturia. I zoti i shtepise, Jamani, nje biznesmen i fuqishem, por shume i eger dhe i ftohte. Nje dashuri e pamohueshme nis te rritet ne zemren e dikujt...

  • E hënë - e shtunë ora 14:30



Klan News

PolitikëMË shumë

KËMBIMI VALUTOR
Valuta Blihet Shitet

EUR

114.3

115

USD

107.7

108.7

GBP

129.5

130.7

CHF

115.4

117.2

Horoskopi 28 Mars 2023
Dashi

Nëse jeni beqarë, sot mund të takoni një person shumë interesant dhe pasionant si ju. Nëse jeni në një lidhje, përpiquni të kaloni më shumë kohë me partnerin/en tuaj dhe të komunikoni hapur me të. Jini të vëmendshëm ndaj detajeve në punë dhe përpiquni të shmangni shpërqendrimet. Nëse keni një ide për një projekt, tani mund të jetë koha e duhur për ta vënë atë në praktikë. Mund të merrni të ardhura shtesë, por përpiquni t'i menaxhoni me mençuri.

Demi

Nëse jeni beqarë, mund të takoni dikë që ju tërheq atëherë kur nuk e prisnit të ndodhë diça e tillë. Nëse jeni në një lidhje, përpiquni të bëni diçka të veçantë me partnerin tuaj për të forcuar lidhjen tuaj. Përpiquni të përqendroheni në përgjegjësitë tuaja dhe t'i kryeni detyrat me efikasitet. Nëse keni nevojë për ndihmë, mos hezitoni të kërkoni ndihmë. Mund të ketë një shpenzim të papritur, përpiquni të mos e teproni me shpenzimet.

Binjaket

Nëse jeni beqarë, mund të keni një tërheqje ndaj dikujt që sapo e keni njohur. Nëse jeni në një lidhje, përpiquni të jeni më të hapur dhe të komunikoni me partnerin. Mund të merrni një mundësi të re pune ose një ofertë bashkëpunimi, shqyrtojeni me kujdes përpara se ta pranoni. Mundohuni të kurseni para dhe të shmangni shpenzimet e panevojshme, kjo do t'ju ndihmojë të arrini qëllimet tuaja financiare.

Gaforrja

Mund të ndiheni paksa të pasigurt në marrëdhënien tuaj, përpiquni të komunikoni hapur me partnerin. Nëse jeni beqar, merrni pak kohë për veten dhe reflektoni për dëshirat dhe nevojat tuaja. Tregohuni të durueshëm në punë dhe përpiquni t'i zgjidhni çështjet në mënyrë diplomatike. Mund të merrni një mundësi të re profesionale. Mundohuni të kurseni dhe menaxhoni paratë tuaja me mençuri.

Luani

Nëse jeni beqarë, mund të takoni dikë që ju tërheq fort. Nëse jeni në një lidhje, përpiquni të tregoni vlerësimin dhe mirënjohjen tuaj ndaj partnerit tuaj. Në punë mund të ketë pak tension, përpiquni të ruani qetësinë dhe t'i zgjidhni konfliktet në mënyrë paqësore. Mundohuni të mos bëni shpenzime të panevojshme dhe kurseni për të ardhmen.

Virgjeresha

Sot mund të jeni pak konfuz dhe të pasigurt për ndjenjat tuaja. Në planin e punës mund të ketë rritje të përgjegjësive dhe afateve, por do të jeni në lartësinë e detyrës. Për sa i përket parave, mund të keni disa shpenzime të papritura. Kini vëmendje në detaje pasi mund të ju vijë një ofertë që do të ju ndryshojë jetën për mirë.

Peshorja

Në dashuri mund të ndiheni pak të pakënaqur ose të keqkuptuar. Në punë mund të hasni disa vështirësi apo pengesa, por falë këmbënguljes dhe krijimtarisë suaj do të arrini t’i kapërceni me sukses. Përsa i përket parave, përpiquni të shmangni shpenzimet e tepërta dhe të kurseni pak më shumë.

Akrepi

Mund të jeni duke përjetuar një moment romance dhe pasioni intensiv. Mund të merrni mirënjohje ose një promovim, por mos lejoni që lavdërimet t'ju shpërqendrojnë dhe vazhdoni të punoni shumë. Për sa i përket pasurisë, përpiquni të mos bëni investime të rrezikshme dhe mbani një ekuilibër mes shpenzimeve dhe kursimeve.

Shigjetari

Në dashuri, partneri juaj mund të ndihet paksa i pakënaqur ose i keqkuptuar, kushtojini më shumë vëmendje partnerit tuaj të jetës. Në punë mund të hasni disa vështirësi apo pengesa, por falë këmbënguljes dhe kreativitetit tuaj do të arrini t'i kapërceni me sukses. Përsa i përket aspektit financiar, këto kohë nuk do të keni të ardhura shtesë, ndaj dhe përpiquni të jeni kursimtarë.

Bricjapi

Në dashuri, mund të ndiheni pak të shqetësuar për të ardhmen e marrëdhënies, por mos lejoni që fantazia juaj të ndikojë në realitetin e marrëdhënies. Në punë mund të keni shumë përgjegjësi dhe afate për të menaxhuar, por falë organizimit dhe vendosmërisë suaj do të arrini të përfundoni gjithçka me sukses. Për sa i përket parave, është një kohë e shkëlqyer për të investuar kapitalin tuaj, do të keni disa mundësi për të zgjedhur.

Ujori

Nëse dashuria juaj është në ujëra të trazuara, mos e humbni besimin, falë dëshirës tuaj për të shpëtuar lidhjen do ta kaloni të padëmtuar momentin e stuhisë. Në punë mund të keni mundësi të reja dhe projekte interesante për të realizuar, por përpiquni t'i vlerësoni mirë vendimet tuaja përpara se të veproni. Për sa i përket parasë, këto nuk janë momente të favorshme për të investuar, për të mbajtur kapitalin tuaj të sigurt dhe për të pritur mundësi të reja.

Peshqit

Ndikimi i Diellit në shenjën e Ujorit mund të testojë durimin tuaj. Mund të ndiheni pak nervoz dhe të shqetësuar, por përpiquni të qëndroni të qetë dhe të shmangni reagimin në mënyrë impulsive. Në dashuri mund të ketë një konfuzion ose pasiguri për ndjenjat tuaja, por përpiquni të dëgjoni zemrën tuaj dhe të jeni të sinqertë me veten dhe partnerin tuaj. Mund të ketë disa pengesa apo vështirësi për të kapërcyer, por me vendosmëri dhe këmbëngulje do të arrini t'i përballoni ato dhe t'i arrini qëllimet tuaja.

Kallezo

Grupi

AktualitetMË shumë

Showbiz

KulturëMË shumë

KurioziteteMË shumë

LifestyleMË shumë