Sinjali


LAJMET

EMISIONET NË TV KLAN

SERIALET NE TV KLAN

SERIALET NE TV KLAN

Osmani

Seriali turk më i kushtueshëm i të gjitha kohërave me veshje dhe skenografi mbreslënëse. Me aktorin më të famshëm dhe më të paguar Burak Ozcivit. Shifra rekord shikueshmërie në çdo episod të tij si seriali më i ndjekur në Turqi. Si do të rrjedhë historia e djalit të Ertugrulit, Osmani, ai që themeloi perandorinë më të madhe të kohës?

  • E hënë - e mërkurë 21:00

Sekrete Familjare

Nje vrasje bashkon bashke nje avokate dhe nje prokuror, te perfshire ne krim, njerezit e tyre me te dashur. Te dy jane te suksesshem ne profesion, por ne ane te kunderta ne sallen e gjyqit. Per Xhejlin cdo mjet ose metode eshte e lejuar per te arritur drejtesine. Per Ilgaz, ligji dhe drejtesia jane e njejta gje. Turpi i nje prej familjareve te tu, behet hija jote per gjithe jeten. Nje serial dramatik ne vend te pare ne cdo episod te tij, duke i shpallur si seriali me i ndjekur i vitit, me shifra rekord audience. Nga kompania nr.1 ne Turqi, Ayapim me aktoret e famshem Kaan Urgancioglu dhe Pinar Deniz, te vleresuar si aktoret me te mire ne nje serial dramatik.

  • E premte 21:00, e shtunë & e diel 20:05

Çapkëni i pasur

Ferit, beqari i pashem i familjes Korhan eshte me capkeni dhe me i papergjegjshmi nga te gjithe. Halis Korhan, vendos qe nipi i tij Ferit duhet te martohet...Nje dashuri me shikim te pare ndryshon jeten e te gjitheve! Dikush ben plane per tu hakmarre dhe per te fituar jeten qe ju vodh! Dikush tjeter behet pjese e nje super vile e mbushur me tradheti, genjeshtra dhe sekrete. A ka dashuri me te madhe dhe me te bukur dhe me te veshtire se ajo mes Feritit dhe Sejran? Bazuar ne nje ngjarje te vertete!

  • E hënë - e shtunë 18:20

Për familjen time

Kadir, 2 motrat dhe vellai i tij, mbesin jetime brenda nje dite, nga humbja e prinderve te tyre. Lufta per te mbijetuar dhe kush qendron pas tragjedise se tyre... Nje drame njerezore e fuqishme, qe te le pa fryme... Nje histori frymezuese mbijetese dhe nje nga skenaret me jetesore, i vleresuar si nga kritika dhe teper i preferuar nga publiku boteror. Seriali fenomen në televizion dhe mediat sociale!

  • E hënë – e shtunë 16:05

Barbarossa

Barbarossa: (Shpata e Mesdheut: Hajredin Pasha). Drama historike bazuar ne jeten e Hajredin Pashes ose Barbaroses dhe 3 vellezerve te tij, djemte e shqiptarit Jakup Aga. Aventurat dhe betejat mes baticave dhe sekreteve te deteve te 4 vellezerve Ishak, Oruc, Hizir dhe Iljaz. Bemat e Barbaroses, mbreti i detit mesdhe dhe admirali me i famshem i kohes. Nje super prodhim, me nje kast aktoresh te shkelqyer kryesuar nga Engin Altan Düzyatan.

  • E hënë - e premte 20:00

13-ta

“13-ta”, një agjent sekret që arratiset nga burgu në kërkim të identitetit, të vërtetës dhe të shkuarës së tij. Dikush kërkon ta infiltroje brenda “Shtëpisë së bardhë”. Bëhu pjesë e komplotit më të rrezikshem... Fitues i disa çmimeve për regjinë më të mirë, aktori më i mirë dhe fotografia më e mirë.

  • E hënë - e enjte 23:35

Premtimi

Rejhan dhe Emir nuk mund te ishin me te ndryshem, por jeta e tyre nderthuret nga nje premtim, qe i bashkon ata ne menyren me te papritur...Nje bisnesmen i suksesshem, ne prag te vdekjes, detyron djalin e tij trashegimtar, te martohet me nje vajze engjellore nga fshati, Rejhan. Emir eshte beqari “rebel” i familjes, i betuar qe nuk do te martohet kurre. Tortura e Rejhan nis sa ve kemben ne ate shtepi nga vjehrra dhe bashkeshorti i saj. Cfare do te ndodhe me kete martese te diktuar? A do te arrije Rejhan te jete jete e lumtur dhe te “zbuse” zemren e Emirit me miresine e saj?

  • E hënë - e premte 13:20

Amaneti

Seher duhet te coje deri ne fund amanetin e motres se saj dhe te kujdeset per nipin, Jusufin e vogel. Te dy bashke e gjene veten te zene “peng” brenda viles luksoze ku mungon dashuria dhe lumturia. I zoti i shtepise, Jamani, nje biznesmen i fuqishem, por shume i eger dhe i ftohte. Nje dashuri e pamohueshme nis te rritet ne zemren e dikujt...

  • E hënë - e shtunë 14:30



Klan News

PolitikëMË shumë

KËMBIMI VALUTOR
Valuta Blihet Shitet

EUR

101.3

102.2

USD

93.4

94.6

GBP

117.8

119

CHF

106.7

107.9

Horoskopi 8 Dhjetor 2023
Dashi

Sot mund të keni ndjenjën se dikush në familjen tuaj po fsheh diçka. Atmosfera mund të jetë e tensionuar. Prirja juaj e natyrshme është të përpiqeni të shpërndani vaj në ujërat e trazuar për ta kthyer situatën në normalitet, por kjo nuk do ndodhë këtë herë. Lërini gjërat në rrjedhën e vetë. Kushdo që fsheh diçka nuk ka gjasa ta zbulojë atë.

Demi

Të papriturat që do t’ju dalin rrugës do të jenë të shumta, por nuk do t’ju pengojnë për të realizuar disa qëllime e pikësynime që i keni vënë vetes. Jeta në çift do të vazhdojë të jetë rutinë. Në planin financiar do mundoheni t’i zgjidhni vështirësitë, por me festat në horizont do të jetë e vështirë t’ia dilni plotësisht.

Binjaket

Energjia e ditës është e lidhur me nevojat e të dyve ju si çift. Do të ndiheni sikur doni t’i çoni gjërat në një nivel tjetër. Aktualisht jeni në një lidhje të mirë. Duhet që të bisedoni sa më shpejt problematikat që keni me partnerin.

Gaforrja

Edhe pse kuadri yjor nuk është shumë favorizues për ju, parashikimet janë nga më të mirat, pasi priten zhvillime të reja shumë pozitive. Keni kohë të zgjidhni strategjinë më të mirë për të vepruar.

Luani

Sot mund të përballeni me probleme të vogla ndërsa jeni në punë, të cilat mund të marrin përmasa të mëdha për shkak të natyrës suaj kryeneçe. Nëse jeni sipërmarrës, mund të merrni një sasi parash nga burime të ndryshme.

Virgjeresha

Është një moment shumë i mirë për të përfituar nga vetmia dhe për të përmbushur disa qëllime. Përqendrimi dhe imagjinata janë në nivele të larta dhe nuk do të ndaleni derisa të mbaroni punën e nisur. Nëse keni nisur një projekt do të rezultojë tepër i suksesshëm.

Peshorja

Shenja juaj është e tejmbushur me sharm dhe me aftësinë për të bërë për vete këdo. Jo më kot të tjerët i shohin këto cilësi të parezistueshme. Megjithatë bëni kujdes dhe zgjidhni me kë tregoheni sharmantë, pasi e dini fare mirë sa e fuqishme është kjo aftësi. Shpesh ndonëse qëllimi juaj mund të jetë miqësi të tjerët e ngatërrojnë për flirtim. Megjithatë nëse momentalisht qëllimi është romantik do të jeni padyshim të suksesshëm.

Akrepi

Nuk është kohë e mirë për t’u ndierë të vetëm dhe për të përjetuar emocione negative. Të lindurit e kësaj shenje do të jenë të “privilegjuarit” e zodiakut, pasi do të kenë mbi kokë një Afërditë që do t’i bëjë më pasionantë se kurrë, duke e bërë periudhën përpara më interesante.

Shigjetari

Sot keni mundësinë që t’i tregoni partnerit se sa rëndësi ka për ju. Nëse doni që të përmirësoni lidhjen aktuale atëherë është koha e duhur që të bëni diçka që provon se ju doni të jeni me këtë person. Mesazhi duhet të jetë i qartë dhe i pastër.

Bricjapi

Afërdita pozitive në shenjë sot jo vetëm që stimulon pasionet në dashuri, duke bërë që fundjava të jetë mjaft interesante, por ju jep edhe qetësinë e nevojshme që ju duhet për të komunikuar me të tjerët.

Ujori

Një ditë plot aktivitete interesantë do të jetë kjo e sotmja. Bëhuni të bukur dhe shijoni të gjitha takimet, pasi do të jenë frytdhënëse.

Peshqit

Një takim romantik ju pret sonte dhe partneri do ta bëjë edhe më interesante këtë mbrëmje. Megjithatë, faktorë të jashtëm jashtë kontrollit, mund të ndërhyjnë në planet tuaja dhe kjo mund të shkaktojë bezdi apo dhe pakënaqësi. Mos u shqetësoni, deri nesër do të ketë kaluar.

Kallezo

Grupi

AktualitetMË shumë

Showbiz

KulturëMË shumë

KurioziteteMË shumë

LifestyleMË shumë