Sinjali

LAJMET

EMISIONET NË TV KLAN

SERIALET NE TV KLAN

SERIALET NE TV KLAN

Osmani

Seriali turk më i kushtueshëm i të gjitha kohërave me veshje dhe skenografi mbreslënëse. Me aktorin më të famshëm dhe më të paguar Burak Ozcivit. Shifra rekord shikueshmërie në çdo episod të tij si seriali më i ndjekur në Turqi. Si do të rrjedhë historia e djalit të Ertugrulit, Osmani, ai që themeloi perandorinë më të madhe të kohës?

  • E hënë - e mërkurë 21:00

Sekrete Familjare

Nje vrasje bashkon bashke nje avokate dhe nje prokuror, te perfshire ne krim, njerezit e tyre me te dashur. Te dy jane te suksesshem ne profesion, por ne ane te kunderta ne sallen e gjyqit. Per Xhejlin cdo mjet ose metode eshte e lejuar per te arritur drejtesine. Per Ilgaz, ligji dhe drejtesia jane e njejta gje. Turpi i nje prej familjareve te tu, behet hija jote per gjithe jeten. Nje serial dramatik ne vend te pare ne cdo episod te tij, duke i shpallur si seriali me i ndjekur i vitit, me shifra rekord audience. Nga kompania nr.1 ne Turqi, Ayapim me aktoret e famshem Kaan Urgancioglu dhe Pinar Deniz, te vleresuar si aktoret me te mire ne nje serial dramatik.

  • E premte 21:00 & E diel 20:05

Barbarossa

Barbarossa: (Shpata e Mesdheut: Hajredin Pasha). Drama historike bazuar ne jeten e Hajredin Pashes ose Barbaroses dhe 3 vellezerve te tij, djemte e shqiptarit Jakup Aga. Aventurat dhe betejat mes baticave dhe sekreteve te deteve te 4 vellezerve Ishak, Oruc, Hizir dhe Iljaz. Bemat e Barbaroses, mbreti i detit mesdhe dhe admirali me i famshem i kohes. Nje super prodhim, me nje kast aktoresh te shkelqyer kryesuar nga Engin Altan Düzyatan.

  • E hënë - e premte 20:00

Flakët e fatit

Flakët që ndryshuan jetet e tyre. Lulet që lulëzuan nga hiri i zjarrit. Një histori për të gjetur veten, për të mbijetuar, për të kërkuar drejtësi dhe dashurinë e vërtetë. Xhemre po përpiqet të arratiset sëbashku më vajzen e saj nga mankthi i një martese të palumtur. Ryja, gjithmonë e privilegjuar nuk është përballur kurrë me anën e hidhur të së vërtetës. Çiçek është në prag të humbjes së identitetit dhe bukurisë së saj. Fati i tre grave krejtësisht të ndryshme bashkohet në një event gala ku ndodh një tragjedi njerëzore. Asgjë nuk do të jetë si më parë kur flakët të shuhen…

  • E hënë - e shtunë 18:20

Pendimi

Jeta e Zejnep shkaterrohet kur vajza e saj Elif rrembehet... Se bashku me dedektivin Sinan ajo nis nje kalvar te gjate perpjekjesh per gjetjen e vajzes se humbur. Teksa martesa e saj u shkaterrua, per 5 vite me rradhe, lotet e nje nene dhe shpresa per te gjetur vajzen e saj, nuk shterruan kurre... Drama e nje nene teksa humbet gjithcka ne jete... Te gjithe duhet te shlyejme gabimet e te shkuares dhe te pendohemi per gjerat qe nuk i kemi bere mire... Me aktoren Nurgul Yesilcay (“Gylperi”, “Kosem”, “Fate te kryqezuara”) dhe Mert Firat (“Vrasje te vogla” dhe “Hakmarrja”).

  • E hënë – e shtunë 16:05

Velvet

Nje perandori e ndertuar me mendafsh, sensualitet dhe joshje. Ne fundin e viteve 1950 ne Madrid, ne epoken e arte te “Haute couture”, ekziston nje perendori veshjesh, ku cdokush duhet te beje blerje ne te, te pakten nje here ne jete, ne Galerine “Velvet”. Nje pallat art-deco, nje vend magjik mbushur me luks dhe glamur te shndritshem. Teksa admiroje vitrinat e saj prej xhami, ose deshiren per ta vizituar nga brenda, qe te blije nje pjese te endrres, madrilenet nuk e dinin qe brenda ne “Velvet” po ndodhte nje dashuri e zjarrte mes Anes dhe Albertos. Ajo ishte nje rrobaqepese e thjeshte, ndersa ai trashegimtari i perandorise. Nje dashuri plot pasion, por e kundershtuar nga te gjithe...

  • E hënë – e enjte 23:35

Premtimi

Rejhan dhe Emir nuk mund te ishin me te ndryshem, por jeta e tyre nderthuret nga nje premtim, qe i bashkon ata ne menyren me te papritur...Nje bisnesmen i suksesshem, ne prag te vdekjes, detyron djalin e tij trashegimtar, te martohet me nje vajze engjellore nga fshati, Rejhan. Emir eshte beqari “rebel” i familjes, i betuar qe nuk do te martohet kurre. Tortura e Rejhan nis sa ve kemben ne ate shtepi nga vjehrra dhe bashkeshorti i saj. Cfare do te ndodhe me kete martese te diktuar? A do te arrije Rejhan te jete jete e lumtur dhe te “zbuse” zemren e Emirit me miresine e saj?

  • E hënë - e premte 13:20

Amaneti

Seher duhet te coje deri ne fund amanetin e motres se saj dhe te kujdeset per nipin, Jusufin e vogel. Te dy bashke e gjene veten te zene “peng” brenda viles luksoze ku mungon dashuria dhe lumturia. I zoti i shtepise, Jamani, nje biznesmen i fuqishem, por shume i eger dhe i ftohte. Nje dashuri e pamohueshme nis te rritet ne zemren e dikujt...

  • E hënë - e shtunë ora 14:30

Klan News

Kallezo

PolitikëMË shumë

KËMBIMI VALUTOR
Valuta Blihet Shitet

EUR

116

116.6

USD

106.8

107.8

GBP

131.7

132.7

CHF

115.4

116.4

Horoskopi 26 Janar 2023
Dashi

Në vend që të futeni në mendime negative, përqendrohuni në atë që Universi po ofron për ju. Duhet të ketë një ekuilibër mes asaj që jep dhe asaj që merr. Nuk ka kohë për marrëdhënie të njëanshme në vitin 2023. Ju jeni prioriteti.

Demi

Sot jeni të favorizuar në dashuri. Ju jeni kreativë dhe energjia që vini në gjërat tuaja do e bëjë rrugëtimin akoma më interesant. Për beqarët, është momenti që t’i jepni mundësinë dikujt.

Binjaket

Merr një moment, kthehu prapa dhe merr frymë. Ju meritoni të qëndroni në dritën tuaj. I detyrohesh vetes të thuash të vërtetën tënde pa filtruar asnjë fjalë. Nga ana tjetër, Binjakët beqarë mund të ndihen mjaft argëtues sot.

Gaforrja

Sot, kartat po ju inkurajojnë të njiheni me ekipin tuaj në një nivel joformal. Për t'i bërë shokët tuaj të ndihen mirë, duke i dashur dhe kujdesur për to. Bisedat plot shpirt do të hapin portalin e harmonisë dhe do të përforcojnë energjinë e rritjes. Gaforret që kanë punuar vetëm po inkurajohen të sinkronizojnë forcat e tyre me të tjerët.

Luani

Këtë javë, ju po nxirrni në pah të gjithë energjinë tuaj. Po e manifestoni jetën në mënyrë më të mirë duke u kujdesur për veten, duke dëgjuar këshilla dhe krijuar rezerva për të ardhmen. Më e mira do të ishte që nëse keni mundësi financiare të udhëtoni në një vend shumë të nxehtë, ju duhet dielli.

Virgjeresha

Çdo veprim të njerëzve të tjerë ju e shihni si sfidë dhe një mënyrë për të përmirësuar veten. Nëse keni qejf dikë, mos prisni që ata të bëjnë lëvizjen e parë, përdoreni zemrën. Çdo ditë, një aventurë e re.

Peshorja

Ndihesh sikur ke ardhur këtu për të bërë një ndryshim. Që ju jeni dërguar në këtë planet për të përmbushur një mision të shenjtë. Por jo, hiqeni nga mendja. Filloni të vlerësoni kufijtë dhe të gjeni një ekuilibër. Nëse diçka nuk ju përmirëson, lëreni të shkojë. Nuk është egoizëm.

Akrepi

Sot, kartat ju luten të mendoni: Cilat janë praktikat e përditshme që ju ndihmojnë të qëndroni të përqendruar? Si e gjeni një ekuilibër midis "materiales" dhe "shpirtërores"? Dije se nuk ka një masë të vetme. Jeta është një proces provë-gabim. Ndërsa ndërgjegjja jonë evoluon, po ashtu evoluon edhe mënyra në të cilën ne lundrojmë në realitetin tonë fizik.

Shigjetari

Nuk duhet të jesh perfekt. Thjesht duhet të jesh plotësisht i pranishëm. Plotësisht i pranishëm, plotësisht i emocionuar dhe i zhytur plotësisht në frymën e lojës. Ky është sekreti, Shigjetari. Ky është sekreti për të krijuar punën tuaj më me ndikim deri tani. Oh, dhe një gjë tjetër! Se si produkti ose shërbimi juaj do të perceptohet nga bota nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësoheni. Shkëputeni veten nga rezultati ndërsa i dorëzoheni plotësisht procesit të krijimit. Mos harroni, ka të bëjë gjithmonë me udhëtimin dhe rrallë për destinacionin.

Bricjapi

Gjëja qesharake është se rebeli përshkruhet gjithmonë si një person kundër dikujt. Por rebeli është thjesht dikush që ndjek busullën e tij të brendshme. Ja diçka për të menduar ndërsa hyjmë në sezonin e Ujorit. Ajo që jeni duke u inkurajuar të bëni sot është të hiqni dorë nga konflikti midis asaj se kush jeni dhe kush mendoni se duhet të jeni. Rebelohuni, tregohuni vetja.

Ujori

Cila është frika juaj më e madhe, Ujori? Mundësia që nuk do të arrini kurrë në majë ose që mund të pengoheni dhe të bini diku gjatë rrugës? Bëjini vetes një nder dhe mos e merrni jetën kaq seriozisht. Bëjini vetes një nder dhe gjeni një mënyrë për ta kthyer punën në lojë. Ju jeni aty ku supozohet të jeni.

Peshqit

Koha perfekte është tani. Mos i lejoni të tjerët t’ju thonë se çfarë të bëni. Jeni të pandalshëm!

Grupi

AktualitetMË shumë

Showbiz

KulturëMË shumë

KurioziteteMË shumë

LifestyleMË shumë