Sinjali

LAJMET

EMISIONET NË TV KLAN

SERIALET NE TV KLAN

SERIALET NE TV KLAN

Osmani

Seriali turk më i kushtueshëm i të gjitha kohërave me veshje dhe skenografi mbreslënëse. Me aktorin më të famshëm dhe më të paguar Burak Ozcivit. Shifra rekord shikueshmërie në çdo episod të tij si seriali më i ndjekur në Turqi. Si do të rrjedhë historia e djalit të Ertugrulit, Osmani, ai që themeloi perandorinë më të madhe të kohës?

  • E hënë - e mërkurë 21:00

Sekrete Familjare

Nje vrasje bashkon bashke nje avokate dhe nje prokuror, te perfshire ne krim, njerezit e tyre me te dashur. Te dy jane te suksesshem ne profesion, por ne ane te kunderta ne sallen e gjyqit. Per Xhejlin cdo mjet ose metode eshte e lejuar per te arritur drejtesine. Per Ilgaz, ligji dhe drejtesia jane e njejta gje. Turpi i nje prej familjareve te tu, behet hija jote per gjithe jeten. Nje serial dramatik ne vend te pare ne cdo episod te tij, duke i shpallur si seriali me i ndjekur i vitit, me shifra rekord audience. Nga kompania nr.1 ne Turqi, Ayapim me aktoret e famshem Kaan Urgancioglu dhe Pinar Deniz, te vleresuar si aktoret me te mire ne nje serial dramatik.

  • E premte 21:00 & E diel 20:05

Barbarossa

Barbarossa: (Shpata e Mesdheut: Hajredin Pasha). Drama historike bazuar ne jeten e Hajredin Pashes ose Barbaroses dhe 3 vellezerve te tij, djemte e shqiptarit Jakup Aga. Aventurat dhe betejat mes baticave dhe sekreteve te deteve te 4 vellezerve Ishak, Oruc, Hizir dhe Iljaz. Bemat e Barbaroses, mbreti i detit mesdhe dhe admirali me i famshem i kohes. Nje super prodhim, me nje kast aktoresh te shkelqyer kryesuar nga Engin Altan Düzyatan.

  • E hënë - e premte 20:00

Flakët e fatit

Flakët që ndryshuan jetet e tyre. Lulet që lulëzuan nga hiri i zjarrit. Një histori për të gjetur veten, për të mbijetuar, për të kërkuar drejtësi dhe dashurinë e vërtetë. Xhemre po përpiqet të arratiset sëbashku më vajzen e saj nga mankthi i një martese të palumtur. Ryja, gjithmonë e privilegjuar nuk është përballur kurrë me anën e hidhur të së vërtetës. Çiçek është në prag të humbjes së identitetit dhe bukurisë së saj. Fati i tre grave krejtësisht të ndryshme bashkohet në një event gala ku ndodh një tragjedi njerëzore. Asgjë nuk do të jetë si më parë kur flakët të shuhen…

  • E hënë - e shtunë 18:20

Pendimi

Jeta e Zejnep shkaterrohet kur vajza e saj Elif rrembehet... Se bashku me dedektivin Sinan ajo nis nje kalvar te gjate perpjekjesh per gjetjen e vajzes se humbur. Teksa martesa e saj u shkaterrua, per 5 vite me rradhe, lotet e nje nene dhe shpresa per te gjetur vajzen e saj, nuk shterruan kurre... Drama e nje nene teksa humbet gjithcka ne jete... Te gjithe duhet te shlyejme gabimet e te shkuares dhe te pendohemi per gjerat qe nuk i kemi bere mire... Me aktoren Nurgul Yesilcay (“Gylperi”, “Kosem”, “Fate te kryqezuara”) dhe Mert Firat (“Vrasje te vogla” dhe “Hakmarrja”).

  • E hënë – e shtunë 16:05

Velvet

Nje perandori e ndertuar me mendafsh, sensualitet dhe joshje. Ne fundin e viteve 1950 ne Madrid, ne epoken e arte te “Haute couture”, ekziston nje perendori veshjesh, ku cdokush duhet te beje blerje ne te, te pakten nje here ne jete, ne Galerine “Velvet”. Nje pallat art-deco, nje vend magjik mbushur me luks dhe glamur te shndritshem. Teksa admiroje vitrinat e saj prej xhami, ose deshiren per ta vizituar nga brenda, qe te blije nje pjese te endrres, madrilenet nuk e dinin qe brenda ne “Velvet” po ndodhte nje dashuri e zjarrte mes Anes dhe Albertos. Ajo ishte nje rrobaqepese e thjeshte, ndersa ai trashegimtari i perandorise. Nje dashuri plot pasion, por e kundershtuar nga te gjithe...

  • E hënë – e enjte 23:35

Premtimi

Rejhan dhe Emir nuk mund te ishin me te ndryshem, por jeta e tyre nderthuret nga nje premtim, qe i bashkon ata ne menyren me te papritur...Nje bisnesmen i suksesshem, ne prag te vdekjes, detyron djalin e tij trashegimtar, te martohet me nje vajze engjellore nga fshati, Rejhan. Emir eshte beqari “rebel” i familjes, i betuar qe nuk do te martohet kurre. Tortura e Rejhan nis sa ve kemben ne ate shtepi nga vjehrra dhe bashkeshorti i saj. Cfare do te ndodhe me kete martese te diktuar? A do te arrije Rejhan te jete jete e lumtur dhe te “zbuse” zemren e Emirit me miresine e saj?

  • E hënë - e premte 13:20

Amaneti

Seher duhet te coje deri ne fund amanetin e motres se saj dhe te kujdeset per nipin, Jusufin e vogel. Te dy bashke e gjene veten te zene “peng” brenda viles luksoze ku mungon dashuria dhe lumturia. I zoti i shtepise, Jamani, nje biznesmen i fuqishem, por shume i eger dhe i ftohte. Nje dashuri e pamohueshme nis te rritet ne zemren e dikujt...

  • E hënë - e shtunë ora 14:30

Klan News

Kallezo

PolitikëMË shumë

KËMBIMI VALUTOR
Valuta Blihet Shitet

EUR

116

116.6

USD

106.8

107.8

GBP

131.7

132.7

CHF

115.4

116.4

Horoskopi 27 Janar 2023
Dashi

Ju nuk besoni t'i bëni gjërat me gjysmë zemre, dhe sigurisht që nuk besoni në mediokritet. Ju keni një mënyrë për të derdhur zemrën dhe shpirtin tuaj në krijimet tuaja dhe kjo është ajo që ju bën të fortë. Megjithatë, një paralajmërim: jo të gjithë rreth jush funksionojnë në të njëjtën frekuencë. Merrni një moment për të vlerësuar se çfarë po merrni nga situata/bashkëpunimi i caktuar. Gjetja e një ekuilibri midis dhënies dhe marrjes është kryesorja.

Demi

Trupi juaj është një tempull, Demi. Meditoni dhe ushqehuni shëndetshëm. Mos mbani dietë këtë periudhë.

Binjaket

Tani nuk është koha për t'ia lënë gjithçka rastësisë, Binjakë. Kjo është koha për t'u përfshirë në biseda të rëndësishme rreth parave, pronës, aseteve dhe llojit të jetës që dëshironi të krijoni së bashku. Mos harroni, partneri juaj nuk mund të paguajë faturat tuaja. Bëni një bisedë konstruktive me veten.

Gaforrja

Gjërat kanë qenë mjaft të turbullta kohët e fundit. Ndiheni sikur jeni në mes të një stuhie dhe se nuk ka rrugëdalje. Bëjini vetes një nder dhe merrni frymë. Shkoni për vrap ose regjistrohuni për joga. Janë mëse të rekomandueshme në këtë moment.

Luani

Kjo është koha për të rishikuar ditarin tuaj të manifestimeve dhe bordin tuaj të vizionit. Kjo është koha për të kujtuar pse keni ardhur në këtë planet dhe të bëni një hap të guximshëm drejt qëllimeve tuaja të mëdha. Vetëm një kujtesë: sezoni retrograd është zyrtarisht pas nesh. Ju keni të gjithë mbështetjen kozmike të nevojshme për të çuar planet tuaja.

Virgjeresha

Bollëk dhe sukses! Këto të dyja do ju shoqërojnë në këtë periudhë. Mos harroni të ndani gjërat e mira që merrni nga Universi me njerëzit pranë jush. Bujaria juaj do të shpërblehet.

Peshorja

Boll i menduat gjërat! Shijoni emocionet dhe ndiqni intuitën tuaj të brendshme pa menduar shumë, ka momente kur askush nuk e di se çfarë po bën. Megjithatë e rëndësishme është t’u falim dashuri njerëzve pranë nesh. Nëse keni një partner do të përjetoni momente pasionante.

Akrepi

Gjërat kanë rrjedhur shpejt këto kohë për ju. Merrni një moment për t’u ulur dhe qetësuar. Mendoni çfarë keni kaluar, sfidat. Kthejeni dhimbjen tuaj në fuqi.

Shigjetari

Asgjë nuk forcohet! Mos i jepni vetes pikëllim duke menduar se nëse ti do bëje diçka ndryshe, gjërat do të funksiononin. Ecni përpara.

Bricjapi

E kuptojmë, Bricjap! Gjithçka duket e turbullt dhe ju jeni në një rrëmujë nga e cila nuk mund të dilni. Ky moment është pak i vështirë por do kalojë, do përjetoni gjëra që as nuk i kishit imagjinuar.

Ujori

Pengesa më e madhe mes jush dhe jetës që aspironi të krijoni është nevoja për përsosmëri. Paralajmërim: përsosmëria është një iluzion. Fokusohuni tek argëtimi, mjaft e munduat veten.

Peshqit

Ju jeni magjik, Peshqit. Ju jeni Universi në lëvizje dhe të gjitha mjetet që ju nevojiten për të krijuar jetën tuaj më të mirë janë tashmë brenda jush. E tëra çfarë ju duhet të bëni është ta mbani mend atë.

Grupi

AktualitetMË shumë

Showbiz

KulturëMË shumë

KurioziteteMË shumë

LifestyleMË shumë