Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Posta kufitare e Trebishtit është në patrullim të vazhdueshëm për ndëshkimin e kalimtarëve të paligjshëm. E ndodhur në rrethin e Bulqizës, efektivët e policisë janë duke punuar për t’i vënë fre trafiqeve, si në njerëz ashtu edhe në mallra. Të specializuar në mbrojtjen e kufijve, zbatohet një marrëveshje kufitare nënshkruara midis dy qeverive, shqiptare dhe asaj maqedonase.

Në çdo gjashtë muaj, mes dy vendeve bëhen takime mes policisë për shkëmbim eksperience. Hapja e vendkalimit në Bllatë, bënë të mundur lëvizjen e lirë të banorëve në zonën kufitare, duke ulur kështu dhe tentativat për kalimet e paligjshme. Aktualisht situata në kufi është e qetë. Patrullimi dhe raportimi kryhet rregullisht midis dy vendeve./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti