Trajneri i Totenhemit Enxh Postekoglu mendon se ngarkesa gjatë punës te futbollistët ka arritur nivele shqetësuese.

Duke folur përpara takimit të skuadrës së tij në Ligën e Europës kundër azerbajxhanasve të Qarabag, Postecoglou tha se kishte frikë se lojtarët do të lëndoheshin për shkak të numrit të lartë të ndeshjeve që u duhet të luajnë dhe kohës së pakët që kanë në dispozicion për të pushuar.

“Mendoj se po arrijmë në një nivel të rrezikshëm sa i përket pritshmërive tona rreth lojtarëve. Ka për të shkuar në atë pikë, ku nuk do të kemi futbollistët më të mirë në fushë, ose ndoshta edhe më keq, ku ata do të dëmtohen për arsye të ndryshme. Kështu që është padyshim kjo është diçka që duhet trajtuar.”

Ndërsa kapiteni i “Spërsave’ Son Heung-min solli në vëmendje shembullin e Manchester City, që pati një takim në Premier League me Arsenalin të dielën, ndërsa 48 orë më vonë përball me Watford në Kupën Carabao.

Son tha se nuk ka asnjë ndjesi negative me shokun e skuadrës së Totenhemit, Rodrigo Bentancur pasi uruguaiani u akuzua nga Federata e Futbollit për sjellje të pahijshme pasi përdori fjalë fyese ndaj koreano jugorit gjatë një interviste televizive.

Klan News