Duket se trekëndëshi Justin Bierber, Hailey Baldwin dhe Selena Gomez vazhdon të jetë qendra e vëmendjes së mediave rozë.

Këngët e fundit të Selena Gomez kanë krijuar shumë zhurmë. Fansat janë të mendimit se projektet e reja muzikore i kushtohen Justin.

Së fundmi, ka mjaftuar një postim i Bieber dhe të gjithë po flasin se këngëtari po mendon për situatën dhe Selenën.

Për të arritur në këtë përfundim ka mjaftuar një foto e postuar në rrjetin e tij social Instagram nga udhëtimi i tij i fundit, vetëm.

 “Bëra një udhëtim i vetëm për t’u lutur, menduar dhe reflektuar … koha për t’u rikthyer te gruaja”. shkroi Justin. Edhe pse postimi duket se nuk ka të bëjë apak me Gomez fansat janë të mendimit se ai është larguar për të qëndruar vetëm dhe për të dëgjuar këngët e saj. /tvklan.al