Britney Spears ka dalë ‘topless’ në Instagram për herë të katërt këtë javë, dhe ndonëse fansat në fillim e përgëzuan për sensin e saj të ri të lirisë, shumë të tjerë janë të shqetësuar.

Spears ndau një klip të saj duke vështruar në kamera teksa mbulonte gjoksin me duar të premten mbrëma, e ngjashme me 3 postime të saj të mëparshme që tregojnë yllin veshur me asgjë tjetër përvecse një palë pantallona xhins të shkurtra.

Shumë fansa, mbështetës të postimeve të mëparshme të këngëtares, tashmë janë të shqetësuar me përsëritjen e postimeve të saj ‘topless’, duke menduar që imazhet dhe videot do të jenë në të keqen e saj teksa ajo përpiqet t’i jap fund kufizimit nga babai i saj.

“Diçka e dyshimtë po ndodh,” komentoi një fans i këngëtares së njohur teksa një tjetër shtoi” Kush tjetër është shumë i shqetësuar!!!!”

Një orë më vonë Spears postoi një ilustrim të saj dhe Cher në St. Tropez me përshkrimin:

“Yo yo yo… ëndrrat bëhen realitet … unë dhe Cher shkuam në St. Tropez miq!!!!”/tvklan.al