Ish-Kryeministri Sali Berisha, në një postim në rrjetet sociale ka reaguar për ndarjen nga jeta të artistit të shquar Fadil Hasa.

“Dielli perëndoi përgjithmonë për artistin e mirënjohur Fadil Hasa! Të dashur miq, sot u nda nga jeta Fadil Hasa, njëri nga artistët më të mirënjohur, më të talentuar, më popullor të teatrit, estradës, filmit shqiptar, duke zhytur kështu në hidhërim dhe zi familjen e tij të nderuar, botën e artit, mbarë artdashësit shqiptarë që deshën dhe çmuan aq shumë interpretimet e tij mahnitëse”.

Berisha thotë se Hasa ishte një prej mbështetësve më të shquar të demokracisë shqiptare, në ditët më të vështira të saj.

“Por Fadil Hasa ishte dhe njeri prej mbështetësve më të vendosur dhe të shquar të Partisë Demokratike dhe demokracisë shqiptare dhe në ditët më të vështira të tyre. Duke shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Hasa për këtë humbje të pakompesueshme dhe mbarë botës së artit, qytetarëve artdashës dhe demokratëve shqiptarë, unë i lutem Zotit që shpirti i madh i Fadilit të gjejë paqen e merituar! Ngushëllime!!”

/tvklan.al