Dritan Prifti u nda nga jeta në moshën 49-vjeçare pasi vuante nga sëmundja e leuçemisë. Ish-ministri i Energjetikës kurohej prej më shumë se një viti në Itali dhe Gjermani, por nuk kishte përmirësime.

Për shkak të sëmundjes së rëndë, ai ishte tërhequr edhe nga politika dhe këtë e kishte bërë të ditur në një postim në Facebook më 30 prill, përpara zgjedhjeve të 25 qershorit.

Postimi i Dritan Priftit në Facebook para zgjedhjeve të 25 qershorit:

Përshëndetje miqtë e mi. 

E di që jeni kurioz të dini nëse unë do kandidoj në zgjedhjet e 18 qershorit. Nuk do kishte kënaqësi më të madhe për mua sesa të kisha mundësi të kandidoja dhe përfaqësoja përsëri Ju në politikë. Por nuk mundem fizikisht. Kam mbi një vit që luftoj me një sëmundje agresive dhe të vështirë gjaku. Kurimi vazhdon dhe pak muaj dhe nuk më jep mundësi të shkëputem për fushatë. Kam bindjen që do ta kaloj dhe këtë siklet shpejt.

Nuk dua të merziteni. Këto zgjedhje nga mënyra si po bëhen, pa opozitën, do dështojnë dhe do ripërsëriten shpejt. Lutjuni Zotit nëse besoni që une ta kaloj shpejt këtë sëmundje dhe të jemi bashkë në momentin më të parë.

Unë nuk do votoj në këto zgjedhje. Nuk mendoj se dhe ju keni motiv te votoni. Shqiperia ka ecur mbrapa drejt varferimit dhe mungeses se demokracise. Megjithate askush nuk mendon per ju, nese nuk mendoni per vete. Nese do votoni, bejeni per interesin tuaj dhe askujt tjeter.

Ju perqafoj

Dritan Prifti

/

tvklan.al