Postimi prekës i djalit të Guljelm Radosë për vdekjen e tij



Postimi prekës i djalit të Guljelm Radosë për vdekjen e tij

09:46 05/05/2021

Aktori i mirënjohur Guljelm Radoja nuk ia ka dalë dot betejës me Covid-19. Ai ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të mërkure në spitalin “Shefqet Ndroqi” ku ndodhej në gjendje të rëndë.

Përmes një postimi në Facebook, djali i tij Red Radoja ka njoftuar ndarjen e tij nga jeta uron që shpirti i tij të pushojë në paqe.

“Pushofsh në paqe bab! Do ndrijnë akoma sytë e tu mbi ballin e vajzës, djalit, mbesave dhe nipit të vogël…”, ka shkruar ai.

Guljelm Radoja prej kohësh ka qëndruar në spital e Durrësit dhe shumë miq e aktorë kanë bërë apel që t’i kushtohet më shumë rëndësi shëndetit të këtij aktori sepse ai ka bërë shumë për artin tonë shqiptar dhe meriton vëmendjen dhe ndihmën e të gjithëve, përfshirë këtu dhe të qeverisë për t’i dërguar mjekët më të mirë në spitalin ku ai kurohej. /tvklan.al










Të ngjashme