Poul Pogba te Real Madrid?

Poul Pogba te Real Madrid?

11:41 19/10/2019

Zidane nuk heq dorë nga francezi për ta pasur në skuadrën e tij

Zinedine Zidane nuk dorëzohet për Poul Pogba. Pasi dështoi ta afronte në skuadër gjatë verës, tashmë francezi po mendon një tjetër mënyrë për ta marrë lojtarin në ekip në merkaton e Janarit. Trajneri i Real Madrid  ka bërë një vizite Dubai, aty ku mesfushori po rikuperohet nga një dëmtim.

Mediat britanike konfirmojnë lajmin. Ato shkruajnë se Zidane ka zbarkuar në Dubai për të bindur lojtarin që të bashkohet me skuadrën e tij pasi e sheh si një element thelbësor për lojën që po kërkon të aplikojë francezi tek Real Madrid.

Pogba në fakt ka shfaqur prej kohësh dëshirën që të largohet por janë drejtuesit e Manchester United ata që e kanë ndaluar.

Aktualisht United po kalon një periudhë të vështirë dhe nuk mund të lejojë që lojtarë të tjerë të largohen nga skuadra pasi në të kundërt rrezikon shumë.

Për këtë arsye mediat raportojnë se transferimi i francezit në Santiago Bernabeo do të shtyhet për në verën e ardhshme.

Në rast se madrilenët nuk firmosin një parakontratë më Pogba që në muajin Janar atëherë një mundësi për mesfushën e Los Blancos është edhe danezi Christian Eriksen.

Klan Plus




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi