Një 63-vjeçar nga Vlora është kapur në pikën kufitare të Kakavijës dhe është ndaluar nga Policia.

Sipas policisë 63-vjeçar kishte rezultuar pozitiv dhe ishte nisur drejt Greqisë duke thyer rregullat e vendosura nga autoritetet.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në PKK Kakavijë, pas kontrollit të dokumentit të PCR ka rezultuar pozitiv me SARS – COV 2, sipas analizave të një laboratori në një klinikë private”.

Gjithashtu,  këtij personi i është vendosur edhe masa administrative në vlerën 700.000  lekë.

Tv Klan