Tirana mban numrin më të lartë të shtrimeve në spital

Qarku i Tiranës mban numrin më të lartë të testimeve të kryera për Covid dhe pozitivitet më të ulët.

Sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, që prej fillimit të pandemisë në Qarkun e Tiranës janë kryer mbi 310 mijë testime dhe vetëm 15% e tyre kanë dalë pozitive.

Fieri mban numrin më të lartë të pozitivitetit me afro 65% të testimeve të kryera. Nga 14 mijë teste të kryera, kanë rezultuar pozitiv afro 9 mijë persona. Pozitivitet të lartë kanë edhe Vlora me afro 56%, e ndjekur nga Elbasani dhe Berati.

Specialistët e Shëndetit Publik thonë se bazuar në incidencën 2-javore që është numri i rasteve pozitive për 100 mijë banorë shihet se qarku i Gjirokastrës është pothuajse i njëjtë me Tiranën.

“Qarqet me të prekura janë qarku i Gjirokastrës, qarku i Tiranës, Lezhës dhe Beratit. Pavarësisht se Tirana ka popullatën më të madhe, incidenca më e lartë është tek këto qarqe”.

Incidenca 2-javore në Gjirokastër dhe Tiranë arrin në 5 mijë raste për 100 mijë banorë.

“Rreth 5 mijë raste për Gjirokastrën dhe Tiranën dhe rreth 3800 raste për qarqet e tjera”.

Krejt e kundërta ndodh sa u përket shtrimeve në spital. Sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, Tirana mban numrin më të lartë të të prekurve që kanë kërkuar trajtim spitalor, e ndjekur nga Durrësi dhe Fieri të cilat paraqiten në të njëjtat shifra, dhe më pas nga Elbasani.

Tv Klan