Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Presidenti Mejdani po pengon procesin zgjedhor nëpërmjet KQZ-së. Kështu kanë deklaruar sot republikanët duke shpreur shqetësimin për mosfunksionimin e këtij komisioni. Puna në komision tha kryetari republikan Fatmir Mediu duhet të kishte filluar, por jo pa u zgjidhur çështja e përbërjes së tij. Sipas republikanëve, Mejdani është pengmbajtësi i KQZ dhe rjedhimisht i zhvillimit normal të zgjedhjeve lokale.

Republikanët i kanë bërë thirrje gjithashtu të gjitha focave politike të tregojnë bonsens për arritjen e konsensusit në mënyrë që zgjedhjet të paktën kësaj here të jenë të pakontestueshme. Partia Republikane, përfundimisht e sheh veten jashtë të djathtës së bashkuar në zgjedhje.

Do të kandidojmë të vetëm në zgjedhjet lokale ka deklaruar Mediu, duke u shprehur kundër krijimit të ndonjë aleance të re./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego