Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Manipulimi i pushtetit dhe i zgjedhjeve kërkon qëndrime të përbashkëta të opozitës panvarësisht nga ndarjet dhe mendimet e ndryshme që ajo ka për shumë probleme. PR është e bindur se opozita në bashkëpunim me votuesit shqiptarë dhe kominitetin ndërkombëtarë do të ndryshojë KQZ-në dhe do realizojë një ligj elektoral me konsensus të partive. Partia Republikane dhe partitë e opozitës do ndërtojnë grupe pune me ekspert të cilët do të përgatisin ligjin elektoral, funksionimin e KQZ-së i cili do ju krijojë kushte të barabarta të gjitha partive dhe një vendimarrje bazuar në votën e lirë. Gjithashtu republikanët ftojnë socialistët të ulen në bashkëpunim për një draft të përbashkët, në të kundërt sipas republikanëve do të jenë protestat popullore ato që do të ndryshojnë gjithçka./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti