Partia Republikane ka nënshkruar një marrëveshje me Zyrën në mbrojtje të Qytetarëve. Kjo Zyrë ka hartuar një projektligj për sigurimet shoqërore i cili synon shmangie të diskriminimit që u bëhet pensionistëve të para vitit ’93 si dhe indeksim të pensioneve në nivelin aktual të pagave.

Kreshnik Spahiu: “Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve, së bashku me gjithë organizatat e tjera të pensionistëve, do t’i sigurojë deputetëve të Partisë Republikane dhe gjithë grupeve të tjera parlamentare të cilat do të paraqesin këtë inciativë ligjore në parlamentin shqiptar; do t’i sigurojë mbështetje ditën e seancës plenare me mijëra qytetarë dhe pensionistë në dyert e parlamentit shqiptar si një nga mjetet demokratike të presionit për të arritur qëllimet e tyre kushtetuese dhe ligjore.”

Deputetë të Partisë Republikane do të paraqesin këtë projektligj para parlamentit shqiptar. Zyra në Mbrojtje të Qytetarëve do tëjetë përpara selisë së Parlamentit së bashku me mijëra pensionistë dhe qytetarë shqiptarë në mbështetje të miratimit të ndryshimeve. /tvklan.al