“Ndalimi i fushatave me më shumë se 10 veta, antiligjor”

Ashtu siç kishin paralajmëruar republikanët e Fatmir Mediut paditën në Gjykatën Kushtetuese urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë që ndalon zhvillimin e fushatave elektorale me më shumë se 10 veta.

Për aleatin e Lulzim Bashës, i cili dëshiron që kësaj padie t’i ishin bashkuar edhe partitë e tjera opozitare, vendimi bie ndesh me ligjin themeltar të shtetit dhe është pengesë për të patur një proces zgjedhor.

Bie ndesh me Kushtetutën, krijon pabarazi politike në një kohë që jemi në proces zgjedhor. Një vendim që ndihmon manipulimin që tashmë ka filluar në mënyrë të njëanshme dhe të qëllimshme. Shpresoj që edhe opozita të na bashkohet”.

Republikanët kërkojnë shfuqizimin e këtij urdhri, por dërgimi i padisë në Gjykatën Kushtetuese vjen në një kohë që ky organ vijon të jetë jofunksional, pasi aktualisht ajo ka 4 nga 9 anëtarë, e për pasojë nuk mund të marrë dot asnjë vendim.

Tv Klan