Prada me “këmbë në tokë”

Prada me “këmbë në tokë”

18:57 21/09/2019

Koleksion klasik: “Jo më rroba që nuk i vesh askush”

Jemi mësuar të shohim veshje nga më të çuditshmet në pasarelë, duke nisur që nga fustan mbi pantallona, rroba të fryra që një person nuk mund t’i veshë në përditshmëri.

Por gjatë koleksionit të ri Pranverë 2020, marka Prada ishte si të thuash më shumë me këmbët në tokë.

Dizenjatorja Miuçia Prada është shprehur se nuk i intereson të ndjekë modën, pasi klientët e saj nuk arrijnë dot ta bëjnë.

Është e rëndësishme që çdokush të ndihet mirë me atë çfarë vesh, prandaj shtëpia italiane e modës ka prezantuar një koleksion tërësisht klasik, me të vetmin qëllim, promovimin e një stili personal.

Në sfilatë, Prada solli në vëmendje stilin e viteve ’70. Fundet klasikë me gjatësi nën gju, xhaketat e gjata, copat firzamonikë, një koleksion që tregon fuqinë e grave mbi veshjen, stilin dhe modën.

Klan Plus

LAJMET
Të ngjashme

KPT
KPT
UKT