Ashtu sikurse ishte parashikuar anija në brigjet perëndimore të Sri Lankës është fundosur duke shkaktuar kështu derdhje nafte në det.

X-Press Pearl e regjistruar në Singapor, që mbante 1,486 kontejnerë, përfshirë 25 tonë acid nitrik së bashku me kimikate dhe kozmetikë të tjerë, u ankorua në afërsi të qytetit port të Negombo kur një zjarr shpërtheu në bord pas një shpërthimi më 20 maj.

Imazhet e postuara në internet treguan momentin e fundosjes nga ku më pas anija shpërndaj edhe një shtresë të gjelbër të naftës dhe kimikateve. Kjo detyroi qeverinë të ndalojë peshkimin përgjatë një vije bregdetare prej 80 kilometrash.

Autoritetet tanimë i tremben një katastrofave të madhe ekologjike në oqean dhe lagunat aty pranë, duke kërcënuar jetën detare dhe zogjtë.

Qeveria ka thënë se do të kërkojë dëmshpërblim për incidentin. Autoritetet e Singaporit kanë bërë të ditur se kanë filluar hetimet e tyre në lidhje me këtë ngjarje. Zjarri në anije nxiti një operacion të pastrimit në shkallë të gjerë përgjatë bregut perëndimor të Sri Lanka, ndërsa miliona mikrotoptha plastikë mbuluan plazhet pranë Colombo. 

Klan News