Prag lufte mes SHBA-ve dhe Iranit

Prag lufte mes SHBA-ve dhe Iranit

15:25 07/05/2019

Atmosferë lufte mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Kërcënimeve të Teheranit që pritet të rinisë zhvillimin e programit bërthamor, Uashingtoni i përgjigjet duke treguar muskujt ushtarakë.

Pentagoni urdhëroi dërgimin e aeroplanmbajtëses USS Abraham Lincoln në Detin Arabik në Lindjen e Mesme, me një flotë avionësh luftarakë dhe disa bombardues. Këshilltari i Presidentit Trump për Sigurinë Kombëtarë, Xhon Bolton, paralajmëroi se SHBA-të janë të përgatitura t’i kundërpërgjigjen me forcë çdo sulmi.

Aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln gjendej në Detin Mesdhe, në kuadër të stërvitjes së komandës së NATO-s, bashkë me 3 aeroplanmbajtëse të tjera bërthamore.

Tensionet mes SHBA-ve dhe Iranit mbeten të larta pas vendimit të Presidentit Trump për të shpallur Forcat Revolucionare Islamike, si organizatë terroriste. Masë reciproke mori edhe Teherani që paralajmëroi se do të përfshijë ushtrinë amerikane në listën e organizatave terroriste njësoj si ISIS.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
UKT