Cesare Prandelli ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Valencias pas 10 ndeshjesh në ekipin spanjoll. Zyrtarë të klubit kanë deklaruar se pamundësia për të blerë 5 lojtarë me experiencë në merkaton e Janarit shkaktoi largimin e trajnerit.

Prandelli u dorëzua dhe dha dorëheqjen ka deklaruar një prej përfaqësuesve të Valencias.

Ish-traineri i kombëtares italiane shkëputet kështu në mënyrë të menjëhershme pas tre muajsh punë duke e lënë skuadrën në vend të 17 të La Liga dhe në rrezik për rënie nga kategoria.

Italianit i është komunikuar pamundësia e klubit për blerjet e kërkuara prej tij.

Drejtori ekzekutiv i Valencias është shprehur i habitur për kërkesën e trajnerit, që 1 javë para se të hapej merkatoja atij t’i garantohet nga klubi blerja e 5 futbollistëve mbi 26 – vjeç.

Ai është një person që kërkoi një shkak për t’u larguar, por 6 pikë në tre muaj nuk mund të justifikohen, ka deklaruar Anil Murthy.

Tv Klan