Grupi kriminal trafikonte emigrantë drejt Britanisë

Policia Spanjolle ka shkatërruar një grup kriminal, i cili transportonte në mënyrë ilegale klandestinë, duke i kaluar përmes porteve spanjolle, me destinacion Britaninë e Madhe.

Sipas mediave spanjolle, në pranga kanë rënë 10 shqiptarë, 3 prej të cilëve janë arrestuar në Eibar. Ky grup përdorte si pikë kalimi disa porte spanjolle, më së shumti portin e Bilbaos, si dhe Santander, Valencia dhe Castellón.

Identiteti i të arrestuarve nuk është bërë i ditur, por njoftohet se priten të tjera arrestime në ditët në vijim./tvklan.al