Një 24-vjeçar nga Shkodra është vënë në pranga pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij.

Burime nga  policia bëjnë me dije është finalizuar operacioni i koduar “Kiras”, ku u arrestuar shtetasi me inicialet S. B., banues në lagjen Guerile, Shkodër.

Gjatë  kontrollit të ushtruar në banesën e tij, janë gjetur gjetën dy armë zjarri pistoleta, një palë dylbi, dy krëhëra automatiku  me 60  fishekë, dy krëhëra pistolete me 14  fishekë, targa automjetesh, 3 telefona celular, aparat DVR, një thikë, një automjet e sende të tjera.

Materialet ia kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, ndërsa mbi të riun rëndon akuza e “armëmbajtje pa leje”. /tvklan.al