Arrestohet në Londër një shqiptar i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje. I arrestuari është 34-vjeçari Granit Shehu, i shpallur fajtor për vrasjen e djalit të xhaxhait të tij 4 vjet më parë.

Krimi ndodhi në vitin 2015 në zonën e Bathores, ku Shehu qëlloi për vdekje kushëririn e tij pas dyshimeve se e bija i kishte grabitur 12 mijë lekë.

Shqiptari u arrestua në periferi të kryeqytetit britanik dhe pritet që më 26 Shkurt, gjykatësit të vendosin ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

/tvklan.al