Autoritetet kanë vënë në pranga 6 punonjës të burgut të Peqinit. Arrestimi i tyre u bë për shkak se gjatë shoqërimit të të paraburgosurve në gjykatë kanë mbajtur telefona celularë dhe vlera monetare me vete, veprim ky që bie në kundërshtim me skemën e sigurisë.

Sipas një njoftimi zyrtar, të arrestuarit janë të gjithë punonjës të rolit bazë, grup i sigurisë dhe shoqërimit pranë IEVP Peqin dhe u arrestuan nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Mbi ta rëndon akuza e futjes ose mbajtjes së sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim./tvklan.al