Dyshime se ka kryer edhe marrëdhënie seksuale

Një 60-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Lezhës. Ndalimi është kryer pasi ai ka ngacmuar një të mitur me aftësi të kufizuara. Sipas uniformave blu, ai dyshohet se mund të ketë kryer edhe marrëdhënie seksuale me të miturën.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin V.N., 60 vjeç, banues në Lezhë, pasi ka ngacmuar dhe dyshohet se mund të ketë kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur me aftësi të kufizuara”, thuhet në deklaratën e policisë.

Kur është ndaluar nga policia, 60-vjeçari ka qenë duke drejtuar mjetin e tij. Ai ka rezultuar në gjendje të dehur në masën 0.93 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”,  “Vepra të turpshme” dhe “Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur”./tvklan.al