Policia e Kavajës, nën drejtimin e Prokurorisë së këtij qyteti, pas një pune të organizuar  finalizuan operacionin “Shëtitësi”, ku u bë e mundur zbardhja e 5 rasteve të vjedhjes së marketeve dhe minimarketeve në zonën e plazhit të Golemit në Kavajë.

Si rezultat i operacionit u arrestua  18 vjeçari me inicalet A. L, , banues në Shijak, i dënuar më parë për vjedhje.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas gjatë muajve të fundit në plazhin e Golemit ka vjedhur në 4 markete dhe 1 minimarket, vlera monetare, mallra ushqimorë dhe pije alkoolike e freskuese.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme./tvklan.al