Gjirokastër –Dy të rinj janë vënë në pranga nga policia e qytetit të Gjirokastrës, pasi kanë kryer një sërë vjedhjesh në qytet. Të arrestuarit janë  K.Xh, 17 vjeç dhe A.A, 16 vjeç, të dy banues në lagjen “Zinxhira”, Gjirokastër.

Arrestimi i dy të rinjve u bë pasi:

Pas një pune intensive të kryer nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, u bë i mundur dokumentimi i plotë i një sërë vjedhjesh, dhe konkretisht:

Në datën 04.01.2018, shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur një dyqan në lagjen “18 Shtatori”, Gjirokastër në pronësi të shtetasit V.M, ku kanë marrë paketa cigare, me vlerë 350.000 lekë.

Në datën 03.01.2018, kanë tentuar të vjedhin dyqanin e shtetasit G.Sh, në lagjen “Kodra e Shtufit”, Gjirokastër.

Në datën 02.01.2018, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur në lagjen “Palorto” banesën e shtetases I.S, ku kanë marrë një televizor dhe 6000 lekë.

Në datën 26.12.2017, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur në shkollën e mesme Profesionale në lagjen “Zinxhira”, Gjirokastër një troko.

Në datën 31.12.2017, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur dyqanin e shtetasit A.D, në lagjen “Gërhot” ku kanë marrë një televizor dhe disa mallra ushqimorë.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal./tvklan.al