Ngjarja u zbulua pas një denoncimi për vjedhje banese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë pasi dy të rinj kanë abuzuar seksualisht me një 13-vjeçar.

Krimi i rëndë është zbuluar pas denoncimi të një qytetareje për vjedhje banese.

Policia ka vënë në pranga 20-vjeçarin Valter Hysja dhe Fatmir Haxhiun, 21 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim 45-vjeçari Bledar Matja.

Ata e kanë ftuar të miturin në banesë me pretekstin për të luajtur video-game dhe më pas kanë abuzuar.

E gjithë skena është filmuar dhe për mos publikuar videot në rrjete sociale i kanë kërkuar të miturit shumën prej 5 mijë eurosh.

Të akuzuarit para se të largoheshin kanë vjedhur edhe disa bizhuteri, që u denoncuan nga pronarja e banesës, njëherazi edhe tezja e të miturit.

Tv Klan