Nervozizmi i tradhëtoi. Dy vëllezër shqiptarë ranë në prangat e policisë italiane, pasi u kapën me drogë në makinë. Të rinjtë e moshave 23 dhe 20 vjeç po udhëtonin me automjet kur u ndaluan nga policia në një pikë kontrolli në Campagnola. Ata shfaqën shenja nervozizmi dhe karabinierët kontrolluan kështu mjetin e tyre.

Atyre iu zbulua 70 gram kokainë, e cila u sekuestrua nga autoritetet. Dy vëllezërit shqiptarë, emrat e të cilëve nuk bëhen me dije, u arrestuan në flagrancë. Atyre iu gjetën gjithashtu edhe 6 mijë Euro cash që dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti ilegal, celularët dhe sende të tjera që shërbenin për paketimin e kokainës. /

tvklan.al