Ish-juristi i Hipotekës së Lushnjes Selami Kasapi 57 vjeç është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve.

Gjykata e Lushnjes ka vendosur ndaj tij arrest në burg në mungesë më 18 Maj 2020. Ndërsa më 6 Korrik 2020 kjo gjykatë e dënoi me 1 burg për shpërdorim detyre.

Selami Kasapi, gjatë viteve 2014-2016, ka qenë me detyrë jurist pranë ZVRPP Lushnjë dhe gjatë kësaj kohe ka shpërdoruar detyrën duke falsifikuar dokumentet dhe duke regjistruar pronat në emër të disa personave.  /tvklan.al