mesuesi pedofil

Fshati Kryekuq në komunën e Divjakës u trondit nga historia e një vajze të mitur, që ishte abuzuar seksualisht nga mësuesi i saj kujdestar.

Në këtë shkollë, vajza 12 – vjeçare ishte abuzuar disa herë nga 62 –vjeçari Demir Hoxha. Rasti i fundit ishte ai i 5 ditëve më parë, pas të cilit vajza vendosi t’u tregojë prindërve.

Në shtëpinë e të miturës nuk ka lëvizje. Të afërmit përpiqen t’i mbajnë kamerat larg.

Demir Hoxha u arrestua nga policia. Nga dëshmitë e vajzës mësohet se ai ka abuzuar në mënyrë të përsëritur me të brenda ambienteve të shkollës. Pas denoncimit të bërë nga prindërit e te miturës, policia ballafaqoi mësuesin dhe vajzën dhe arriti të regjistrojë reagimin e tij. 62 – vjeçari i kërkon vajzës të dijë pse e mitura u kishte treguar prindërve dhe pranon marrëdhënien me të.

Demir Hoxha është mësues prej 40 vjetësh në shkollën e fshatit Kryekuq, por nuk kishte patur ankesa për sjellje të pahijshme me fëmijët.

62 – vjeçari që akuzohet për abuzim seksual me të miturën është babai i 6 fëmijëve, lindur në Gramsh dhe prej vitesh banor i Zharnec në Divjakë.

Tv Klan