Policia e Tiranës ka arrestuar pedagogun D. Sh., person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge. I prangosuri është Doktor Shkencash, pedagog i fakultetit të Ekonomisë në Tiranë. Pavarësisht faktit se ka qenë një person në kërkim dhe i dënuar me 4 vite burg ne Itali, ai jepte mësim në auditore.

Ndërkohë që në faqen e vet personale, ka një CV shumë të pasur sa i takon formimit të tij akademik dhe profesional. Arrestimi i tij përkohshëm u bë me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

47-vjeçari, banues në Tiranë është dënuar nga Gjykata e Apelit në Venecia të Italisë me 4 vite e 20 ditë burg për veprën penale “Pjesëmarrje në trafikun e lëndëve narkotike”./abcnews.al