26-vjeçari me iniciale K.K., punonjës i shërbimit zjarrfikës në Bashkinë e Devollit, është arrestuar nga policia për veprën penale të pengimit të subjekteve zgjedhore.

Ai u arrestua pas denoncimit të bërë nga kandidati i pavarur për kryetar të Bashkisë së Devollit. Sipas këtij të fundit, 26-vjeçari goditi në trup dhe fytyrë një prej anëtarëve të stafit të tij.

Kjo ngjarja ka ndodhur të mërkurën më 19 Qershor gjatë një takimi elektoral në fshatin Miras. Punonjësi i Bashkisë Devoll u arrestua pas denoncimit të bërë nga kandidati i pavarur dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Korçës./tvklan.al