Policia e Tiranës ka arrestuar një 45-vjeçar me iniciale A.H. në kuadër të aksionit të koduar “Klienti” për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Sipas policisë, 45-vjeçari u kap në flagrancë në rrugën “Prokop Mima” në kryeqytet duke udhëtuar me motor. Gjatë ndërhyrjes së policisë, ai hodhi në tokë dy letra brenda të cilave kishte kokainë.

Lënda narkotike ishte bërë gati nga 45-vjeçari, i cili po e dërgonte tek klientët të cilët e kishin porositur.

Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet edhe një sasi tjetër kokaine, duke bërë që në total policia të sekuestronte 306.2 gram. Hetimet po vijojnë për kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. /tvklan.al