Pranga stomatologut të Burgut 313


Pranga stomatologut të Burgut 313

12:07 26/09/2020

Shiste lëndë narkotike në ambientet e burgut

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje ka vënë në pranga stomatologun e burgut “Jordan Misja”, pasi në bëshkëpunim me një të burgosur ka futur drogë në burgun 313.

Bashkë me të është vënë në pranga dhe bashkëpunëtori, i cili vuan dënimin në ambientet e paraburgimit. Ky i fundit pas vizitës që kreu tek stomatologu, kishte fshehur në trup 100 gramë lëndë narkotike, që u gjet e mbështjellë me letër alumini dhe plastmas. Por ky nuk është rast i parë që punonjës të burgjeve përfshihen në ngjarje të tilla, teksa nuk mungojnë edhe problemet në burgjet e sigurisë së lartë.

Në Qershor të këtij viti Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka prangosur një punonjës policie në Burgun e Peqinit, pasi tentoi të fusë në ambientet e burgut 29 gramë kanabis. Edhe në burgun tjetër të sigurisë së lartë në Drenovë, në Prill të këtij viti, u arrestua një efektiv i policisë së burgjeve që tentoi të fusë në ambinetet e burgut lëndë narkotike.

Atij i’u gjet e fshehur brenda çorapeve, 2 qese me kanabis dhe në trup 2 qese të tjera, njëra prej të cilave me heroinë. Pas kontrollit në benesë iu gjet edhe një sasi prej 300 gramë kanabis dhe një peshore elektronike që shërbente për ndarjen e lëndës narkotike. Nuk mungojnë edhe rastet kur familjarë të të burgosurve tentojnë të fusin lëndë narkotike në ambientet e burgjeve.

Tv Klan





Të ngjashme