Policia italiane ka arrestuar një shqiptar me 38 kg marijuanë.

Në pranga ka rënë David Rebeshi, 28 vjeç, i cili ishte nën vëzhgim prej disa muajsh nga policia italiane. Droga është gjetur në automjetin e 28-vjeçarit, i cili do ta bënte dorëzim tek disa persona të tjerë. Policia ka sekuestruar makinë dhe ka dërguar në burg shqiptarin si dhe po heton për bashkëpunëtorët e tjerë.

Sipas mediave italianë konfiskimi i drogës që do hidhej në treg kap shifrën e 380 mijë eurove./tvklan.al