Leja për devijimin e rrugës çon në qeli zyrtaren e radhës

Ka shkuar në 8 numri i zyrtarëve të Autoritetit Rrugor Shqiptar, të arrestuar si të përfshirë në skemën e favorizimit të biznesmenit Mustafa Koka për të devijuar barrierën e rrugës në mënyrë që makinat të hynin në karburantin e tij.

Dhurata Lazaj, specialiste inxhiniere, e shpallur në kërkim, është arrestuar mëngjesin e kësaj të enjteje. Akuzat që rëndojnë mbi 55-vjeçaren janë për “Shpërdorimi detyre” dhe “Pushtim i tokës”.

Procedimet penale kanë ardhur pas një sërë aksidentesh automobilistike që kanë ndodhur në rrugën nacionale Plepa-Kavajë, konkretisht në vendin ku ndodhet edhe pika e furnizimit me karburant.

Tv Klan