Xhelaj: Një rritje aplikimi në degët që ofrojnë mundësi punësimi edhe jashtë vendit

Pjesë e garës për në universitet janë bërë rreth 23 mijë maturantë. Sipas drejtorit të Rrjetit Akademik Shqiptar Arjan Xhelaj, maturantët duke mos qenë të fokusuar në një degë në 90% të rasteve kanë plotësuar 10 preferenca se ku duan të ndjekin arsimin  e lartë. 

“22.780 maturant janë bërë konfirmimin e të dhënave.  Aplikimi mbyllet në mesnatë u them maturantëve që ende se kanë mbyllur aplikimin ta mbyllin brenda afatit”.

Preferencat e maturantëve nuk janë më të fokusuara drejt juridikut dhe ekonomikut por janë drejtuar kryesisht në ato degë që ofrojnë mundësi punësimi jo vetëm në tregun vendas por jashtë tij.

“Informatika dhe degët e mjekësisë, infermieri në rritje”.

Pavarësisht notës mesatare 7.5, rreth 8% e maturantëve kanë aplikuar në degët e mësuesisë,  ashtu sikundër janë në rritje edhe programet dy vjeçare të studimit me karakter profesional ku mund të aplikojnë maturantë që kanë edhe mesatare nën 6.5.

Fituesit do të shpallen nga universitetet më 31 Gusht, ndërkohë që faza e parë e regjistrimit është në datat 2-15 Shtator.

Në portalin u-albania, maturantët mund të gjejnë notat e provimeve të maturës, kuotat e universiteteve por edhe renditjen fituesve të vitit të shkuar për të bërë një vlerësim se ku ata mund të fitojnë.

Klan News